Bija ime/ Ojky mëson se është gjetur ilaç për sëmundjen e saj, ja ç’do ndodhë nesër

0

Asu mëson se babai i saj ka ndërruar jetë. Demir i premton Ojkysë se nuk do takohet më me Asunë. Asu qan në krahët e Xhemalit për vdekjen e babait. Xhemal i premton Asusë se do i marrë paratë dhe jeta e saj do ndryshojë.

Ojky vendos t’i tregojë të vërtetën Demirit dhe i jep ditarin. Në të ajo ka shkruar gënjeshtrat që i ka thënë Demiri dhe faktin që ai e fsheh sëmundjen prej saj. Ojky shkruan se e di që Demiri çdo gjë po e bën për të. Demir përlotet dhe i premton Ojkyt se nuk do e gënjejë më kurrë. Ojky dhe Demir vendosin të luftojnë kundër sëmundjes. Demir i kërkon doktorit që ta gënjejë Ojkynë dhe t’i thotë se do bëhet mirë.

Ojky gëzohet shumë kur doktori i thotë se është gjetur një ilaç për sëmundjen e saj. Demir i thotë doktorit se do që Ojky të jetojë e lumtur. Ojky, Demir dhe Ugur e kalojnë darkën duke ngrënë pica. Ojky i tregon Ugurit se është shumë e lumtur që shpëtoi nga Asuja. Ojky fillon të ketë sërish humbje kujtese dhe Demir shqetësohet. Demir i tregon Ugurit se babai i Asusë i ka lënë pasuri Ojkysë. Ojkyt fillojnë t’i dhembin këmbët dhe Demir e gënjen duke i thënë se do zgjatet./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu