Bija ime/ Demir mëson kush ia dogji shtëpinë, ja ç’do ndodhë sot

0

Ojky dhe Demir mbeten në mes të rrugës pa shtëpi. Demir tronditet kur sheh shtëpinë e tij dhe çdo send të djegur. Demir me Ojkyn dhe Xhandanin shkojnë të jetojnë në shtëpinë e Ugurit. Ojky mërzitet shumë por Xhandan e qetëson.

Demir mëson se shtëpinë e tij e ka djegur Ahmeti. Ai nxehet shumë nga situata dhe ia nxjerr inatin Xhandanit. Xhandan largohet nga shtëpia e Ugurit pasi ndihet e ofenduar. Ojky është e shqetësuar për të ardhmen. Demir i premton se do t’ia nisin nga fillimi. Murat i ofron ndihmën e tij Xhandanit por ajo nuk pranon.

Xhemal mëson që Demirit i është djegur shtëpia dhe shkon ta ndihmojë. Ai i blen rroba dhe sende të reja për në shkollë Ojkyt. Ojky mëson se Xhandan nuk do jetojë më me to dhe mërzitet. Demir vendos të hakmerret ndaj Ahmetit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu