Asu i lë një letër lamtumire Ojkysë ku i thotë se nuk mund të jetë një nënë për të. Ojky nuk e gjen Demirin në shtëpi dhe shkon tek nëna e Ugurit. Policia shkon në shtëpinë e Ugurit dhe kërkon për të dhe Demirin. Ojky tronditet kur mëson se babai i saj është në kërkim. Policët marrin në komisariat nënën e Ugurit dhe Ojkynë.
Edhe Xhandan e mëson lajmin përmes televizorit. Nëna e Ugurit mërzitet kur mëson se djali i saj është hajdut. Demir telefonon Xhandanin dhe mëson se Ojky dhe nëna e Ugurit janë në komisariat. Ai mëson se Asu është larguar dhe Ojkynë do e çojnë në jetimore. Xhandan e këshillon Demirin që të dorëzohet në polici. Demir vendos të kthehet.
Xhandan përpiqet ta qetësojë Ojkynë duke i thënë se do ketë shumë shoqe në jetimore. Ojky i tregon Xhandanit se e ka vizituar jetimoren. Ojky mërzitet pas largimit të Asusë dhe pyet veten pse ajo e braktisi. Ajo pendohet që nuk zgjodhi Demirin në gjykatë. Demir dhe Ugur kthehen në Stamboll dhe kërkojnë ndihmë për të shpëtuar nga policia./revistawho.com