“Bija ime”/ Demir ka frikë se Ojky nuk do e kujtojë më kurrë, ja ç’do ndodhë sot

0

Ojky nxehet me Demirin pasi nuk pa asnjë film vizatimor teksa po bënte skanerin. Doktori vendos që Ojky ta kalojë natën në spital. Demir shtiret sikur është sëmurë dhe Ojky ndihet fajtore. Sevgi bind Ojkyn që edhe ajo të qëndrojë në spital. Demir ka frikë se Ojky nuk do e kujtojë më kurrë. Xhandan i jep shpresë se Ojkysë do i kthehet kujtesa.

Demir kujton çastet e bukura me Ojkyn. Doktori i kërkon Demirit të ketë durim dhe të vazhdojë një jetë normale derisa Ojkysë t’i kthehet kujtesa. Demir mëson se nuk mund ta çojë Ojkyn në spital tjetër pa shlyer borxhin që ka ndaj spitalit. Demir nxehet me Muratin dhe i shkatërron zyrën. Xhandan i bërtet Muratit dhe e qorton për faktin që po hakmerret ndaj saj duke përdorur një vajzë të sëmurë. Ojky rikthehet në shkollë.

Xhemal vendos të bëjë ADN për të mësuar nëse Ojky është vajza e tij. Ojky rikthehet në shtëpi por akoma nuk mban mend asgjë. Demir dhe Ugur vendosin të bëhen sërish hajdut për të fituar para për terapinë e Ojkysë. Xhandan përpiqet të bindë Demirin të mos i gjejë paratë në këtë mënyrë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu