Sevgi i tregon të atit që e dashuron Ugurin dhe dëshiron të jetë e lumtur pranë tij. Babai i saj më në fund e pranon lidhjen e tyre. Ai i vë disa kushte Ugurit të cilat ky i fundit i pranon. Mamaja e Mertxhanit telefonon Demirin dhe i tregon që Ojky nuk i ka marrë para borxh Mertxhanit.
Demir mëson se Ojky ka gjetur para dhe i ka fshehur. Demir i gjen paratë dhe kupton që ato i përkasin fqinjit që takoi në lokal. Në mëngjes Demir qorton Ojkyn për faktin që i gjeti paratë dhe nuk i tregoi atij. Ojky i thotë Demirit se paratë i mori që ata të blejnë shtëpinë. Demir i mëson Ojkyt që paratë nuk janë shumë të rëndësishme.
Ojky i kërkon falje të atit dhe pendohet. Demir shkon në lokal për t’i kthyer paratë zotërisë por ai keqkuptohet dhe mendon se paratë i ka vjedhur Demiri. Policia arreston Demirin. Ojky qan kur sheh Demirin të arrestuar dhe i kërkon falje zotërisë. Ai kupton që e gjitha ishte keqkuptim dhe Demir lirohet. Pronari i jep një punë të rëndësishme Demirit. Nëna e Ugurit rikthehet në shtëpi por është e nxehur me të birin pasi nuk i ka treguar që do martohet./revistawho.com