Bija ime/ Babai i vendos një kusht Asusë për Ojkyn, ja ç’do ndodhë nesër

0

Ojky pëson sërish një paralizë të dorës. Ajo nuk arrin dot të lëvizë dorën teksa është ngritur në mësim dhe kërkon leje. Ojky fshihet në tualet dhe i jep forca vetes. Mësuesja bëhet merak për Ojkynë.

Ojky e gënjen mësuesen dhe nuk i tregon që është sëmurë. Xhemal përpiqet të bindë Asunë të flasë me babain e saj që t’i marrë pasurinë. Demir i bën dhuratë Ojkysë bojëra të reja. Ojky gëzohet shumë. Demir fillon t’i japë Ojkysë ilaçe dhe i thotë se janë vitamina. Demir e lë Ojkyn tek nëna e Ugurit dhe niset për të mbaruar punën.

Rrugës Demir dhe Ugur kapen nga policia por ia hedhin paq. Demir e ka kuptuar që i kishin ngritur kurth. Asu vendos të takojë babain e saj në spital. Ajo mendon se do arrijë t’ja marrë lehtë pasurinë të atit por nuk ndodh kështu. Babai i vendos Asusë një kusht. Ai kërkon Asusë të marrë kujdestarinë e Ojkysë në këmbim të pasurisë së tij. Demir kërcënon Xhemalin./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu