Bie zjarr në kat të të tretë/ Gruaja 62 vjeçe humb jetën, i biri plagoset

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së Shtunës në zonën e Astirit në Tiranë. Bëhet e ditur se rreth orës 05:55 ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati.

Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga dritarja shtetasja Hava Osmëndaj, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj  Klodian Osmëndaj, 36 vjeç.

Si pasojë, ka ndërruar jetë Hava Osmëndaj, ndërsa shtetasi djali i saj ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas dëshmive të fqinjëve në polici, djali vuante nga depresioni, ç’ka shton dyshimet se mund të ketë qenë ai që mund të ketë shkaktuar zjarrin. Megjithatë, hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin detaje të tjera për ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu