Bie zjarr në Gramsh

0

Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë shkaktuar vatrat e para të zjarreve në Bashkinë e Gramshit.

Në njësin administrative Kodovjat janë djegur rreth 1 hektar pyje me pisha dhe kullota. Menjëherë  në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e qytetit të Gramshit të cilat kanë bërë të mundur shuarjen  e flakëve.

Nga të dhënat që jepen, zjarri është shkaktuar nga temperaturat e larta. Zjarri ka nisur në njësinë administrative Kodovjat nëpërmjet fshatrave Bulçar dhe Shelsan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu