Betejat e vjetërsirave !

0
Shkruan Zef Ndreka
Vërtetë jemi vënd i paradokseve të mëdha.
Kemi pasuri të pa fundme, jemi të fundit në Europë!
Kemi pasuri poli-minerale për të na e patur zili çdo vënd i botë, por s’kemi industri! Edhe atë që e patëm, e prishëm, e demoluam për t’u bërë pjesë e tregut të huaj!
Jemi vëndi me më shumë burime hidrike dhe plot 300 ditë diell në vit, por ënde ka mungesë të energjisë elektrike dhe të nxehtësisë!
Jemi vënd naftëmbajtës, por e gjitha eksportohet e si dihet fati financiarë! Naftën për përdorim dhe nënproduktet e saj i importojmë 100%.
Dhe për ironi, betejat politike të vjetësirave vazhdojnë!
Të tilla janë takimet e Berishës në bazë, këtë radhë, si kandidat i Partisë Shtëpia e Lirisë, që na shfaqën gjithnjë e më qesharake, nga qyteti në qytet. Pjesëmarrja e ndjekësve në to, po zvogëlohet dita ditës. Interesi i ndjekësve po shuhet, por po dalin në skenë disa të rinj salikratë e salikrate që shfaqin zell të pa parë më parë, të pa dëgjuar, të pa shëmbullt e të pa ngjashëm më diktatorët e ndryshëm në botë.
Këta janë vullnetarët e sëmurë, që mund t’a ndjekin tashmë edhe pa pagesë!
Vullnetarët salikratë, të zhgënjyer nga sistemet politike në Shqipëri, mbetën shpresë kot, si dikur vullnetarët enveristë. Liderin e kanë kufomë të gjallë të shpallur ndërkombëtarisht!
Ky është njëri nga paradokset e kohës që po kalojmë.
Paradokset dhe mbështetësit e tyre veçse i zgjasin jetën tranzicionit, në këtë vënd të vogël, vështirësitë e të cilit mbetën të pashpjegueshme plotësisht për historinë që kemi kaluar, sidomos shekullin që shkoi.
Mbase çlirimi nga vargonjt dhe prekja e menjëherëshme e Lirisë, pa ligje e rregulla demokratike, vëndosi një raport të pabesueshëm, një kontrast të fortë me mbylljen që patëm.
Nga vështirësitë që kishim, si popull , ishim plot dinjitet dhe me karakter. Fatkeqësisht, zhvillimet e sotme na i kanë ulur të dyja. Kemi mbërritur deri në mospërfillje! Edhe vështrimin për më tej e kemi më të ngushtuar. Nuk shohim për të ecur përpara si vënd e si komb, por veçse të pasurohemi privatisht më të pa drejtë , pa punuar, pa sjellë të mira materiale, siç ndodh në vëndët e zhvilluara .
Grykësitë janë rritur frikshëm. Grykësit janë shtuar, sidomos ato me pushtet e në qeveri .
Kanë bërë ligje për të vjedhur paratë e buxhetit, për të vjedhur më licencë.
Inçeneratorët, ligji Fusha etj janë shëmbujt konkretë, ku politika e ndot ligjin në Shqipëri, e ndot drejtësinë.
Aty ku futet politika, ligji dhe drejtësia nuk e kanë arritur objektivin, por shpesh kanë dështuar.
A nuk ka ndodhur, që me dhjetra e qindra operacione speciale të forcave të policisë së shtetit kanë dështuar pikërisht sepse nga politika brënda tyre janë dekonspiruar?!
Kush i njoftoji dhe ku u zhdukën administratorët e inçerneratorëve që vazhdojnë e paguhen ënde nga buxheti?! Pra abuzimet dhe vjedhja vazhdon edhe sot! Kështu, edhe vetë politika i kushton rëndësi materiales, vjedhjes së lekut!
Fat i madh për vëndin dhe shqiptarët mbetët SPAK-ku që është një strukturë e pa varur nga qeveria dhe politika drejtpërdrejtë. Gjithsesi, për ngadalësinë e veprimeve është ënde në provë.
Ashtu siç kanë ndërmarrë luftën kundër grupeve kriminale në Elbasan, Tiranë e Durrës , ashtu, njëlloj duhet të luftojnë krimin ekonomik, korrupsionin, sidomos organizatën e strukturuar kriminale ( OSK) të inçerneratorëve. Le të futën brënda të gjithë që kanë ngjyer duart dhe gishtat me paratë e këtij populli që e kane varfёruar dhe vazhdojnë t’a varfërojnë më tej.
Paradokset vazhdojnë sepse nuk përfillën ekspertët që nuk i mungojnë vëndit, por politikanët e mandatuar apo që kanë blerë apo vjedhur votat, i dijnë të gjitha!
Shqipëria ka “luksin” e madh si asnjë vënd tjetër në botë, të ketë Kryeministër një piktor, një psikopat, një drogmen dhe një kryehajdut.
Në vëndin tonë, janë pakësuar vlerat, janë shtuar urrejtjet veçanërisht brënda llojit. Shikojmë gjendjen reale në PD. Janë humbur rrugët për të gjetur të ardhmën, për të qënë përkrah me komshijt tanë europianë.
Mjaft më, me dy paradokset më të mëdha të vëndit, me Berishën dhe Ramën!
Me vjetërsira të tilla nuk ecën përpara Shqipëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu