Besnik Mustafaj: Raporti i OSBE/ODIHR për 30 qershorin, shumë më i ashpër se ai i viti 1996

0

Diplomati dhe ish-deputeti demokrat, Besnik Mustafaj, ka paralajmëruar të gjitha kahet politike të ulen në tryezën e dialogut për të gjetur një zgjidhje të krizës politike, pasi nëse do të ketë ndërhyrje nga jashtë, do ta pësojnë që të gjithë.

Lidhur me raportin e OSBE/ODIHR për 30 qershorin, Mustafaj thotë se ky dokument është më i ashpër edhe se raporti për zgjedhjet e vitit 1996. “Është një raport që rrëzon zgjedhjet e 30 qershorit. Thotë se është shkelur ligji, duke filluar që nga mos botimi në Fletoren Zyrtare i dekretit të Presidentit, që KQZ veproi në kundërshtim me ligjin, që shqiptarët nuk patën zgjedhje, sepse nuk morën pjesë një pjesë e madhe, që u bë presion, nuk u lejuan vëzhguesit të marrin pjesë në mbylljen e kutive. Unë ju siguroj që raporti i vitit 1996 është më pak kritik se ky raport”, deklaroi Mustafaj.

Në rubrikën “Opinion”, në News 24, diplomati deklaroi se nëse do të presim një zgjidhje të krizës nga jashtë, kjo do të sillte një furtunë që do të fshinte të dyja kahet politike, si mazhorancës, ashtu edhe opozitën.

“Mendoj se nuk ka zgjidhje pa dialog, sa më shpejt të vinte dialogu, aq më e lehtë do të ishte dhimbja për shqiptarët. Ose do të presim zgjidhje nga jashtë, dhe kjo do të ishte një furtunë që do të fshinte të dyja kahet politike. Nuk ka sinjale për dialog. Deklaratat e Ramës me letër nuk janë ftesë për dialog. Ta ftosh tjetrin për dialog dhe të përpiqesh ta përqeshësh, ta injorosh, nuk janë këto ftesa dialogu. Raporti nuk është furtunë në gotë uji, por duhet marrë shumë seriozisht.

Dialogu ka disa etapa, e para është diagnostikimi bashkë i situatës për të arritur një emërues të përbashkët të zgjidhjeve. PD ka dy kushte, që janë të drejta. E para, që nuk mund të bëhen zgjedhje të administruara nga Rama kryeministër, dhe kushti dy, të përmendurit në dosjet “184” dhe “339” duhet të shkojnë para drejtësisë. Në dialog Rama duhet të shkojë si kryetar i PS. Rama ka treguar se nuk është ia ftë të rri neutral në zgjedhje”, tha Mustafaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu