Beslidhja mëkatare e treshes…

0
Shkruan Zef Ndreka
Shpesh herë e kam menduar përse një udhëheqës që merr në dorë frenat dhe timonin e shtetit , duhet të mëkatoje?!
Qoftë me punët e pista që mund të bëjë dhe që i ka në dorë t’i bëjë, sidomos kjo në shtetet pa institucione demokratike siç ishte dhe është rasti ynë, qoftë me bashkëpunim me vëndët tjera në kundërshtim me interesat e vëndit tënd.
Çfarë presin të arrijnë më, pasi je bërë President apo Kryeministër?! Përse përdorën nga të huajt dhe përse nuk bëjnë me të mirën për vëndin dhe popullin e tij?!
Sigurisht që përgjigjet janë shumë komplekse.
Ato varen nga përsoni që i merr këto role drejtuese , nga përsonaliti i tij, nga aftësia dhe njohja e shtetit , nga profesioni.
Kemi shumë raste që nga përzgjedhjet e gabuara që kemi bërë, jemi vënë në shërbim të të huajve, por edhe në shërbim të qarqeve antishqiptare.
Mjafton të përmendim thyerjen e embargos me Serbinë në kohën e luftës së Kosovës, me Ballkanin e hapur etj.
Pa qënë nevoja të futemi me tej, në teori konspirative , një gjë vërehet lehtësisht:
– Qeverite shqiptare, kanë shpenzuar paratë e popullit siç iu ka dashur qejfi.
Ministrat dhe shefat e tyre janë pasuruar e bërë miliarderë.
– nga padituria, apo nga objektivi, disa herë e kanë çuar ekonominë shqiptare drejt reçensionit.
– inflacioni ka dalë totalisht jashtë kontrollit.
– papunësia është rritur vazhdimisht, njerëzit nuk kanë lekë të paguajnë faturat e dritave, të ujit nga pamundësia. Pastaj marrin rrugët e kurbetit, duke furnizuar me fuqi punetore shtetet e tjera.
-Në vënd, kudo ka shpërthyer krimi e dhuna. E shohim çdo ditë nga lajmet e kronikës.
-Është rritur numri i vrasjeve, që tregon pasiguri totale dhe shtet të dobët, të falimentuar .
Nisur nga këto realitete, përse atëherë bëjmë zgjedhje, për të patur këto kodosha për të na vjedhur, për t’i pasuruar ato dhe për të varfёruar vëndin dhe popullin?!
Një shprehje popullore thotë: Manat kur piqën, bien vetë , edhe pa i shkundur!
Kështu, per ngjashmëri, kjo qeveri, me skandalet financiare që ka bërë dhe vazhdojnë të bëjnë në këtë vënd, duhet të kishte rënë, se jo është “pjekur” por është “djegur” qeverisja!
Dhe mund të rrëzohet pa e shkundur!
Por e mban diçka në këmbë ! E mbajnë interesat e përbashkëta. Rama, Berisha, Meta kanë zgjedhur të ndajnë fatin e tyre dhe në politikë , së bashku!
Ato , mbajnë njëri-tjetrin në pozicionet që kanë, duke mbajtur njëkohësisht peng vëndin.
Opozita e vetme , PD -ja, me deputetët që ka, nuk duhet të qëndrojë në mbrojtje dhe nuk duhet të dorëzohet. Kemi parë që disa deputetë kanë dhënë dorëheqje nga pozicionet që kanë patur, disa hiqen si asnjanës, por në fakt janë dorëzuar nën statusin e pakicës. Nuk mund të fitohet duke u tërhequr! Kjo tregon se në grupin e PD-së ka deputet apolitik.
Kanë marrë mandatin dhe sikur kanë dalë në pension!
I shikojmë të dekurajuar nga shpifjet që vijnë nga qeveria dhe Berisha nga ana tjetër. Pritën këto sulme nga lufta brënda llojit, dihet.
Deputetët, duhet të jenë të bindur dhe të qartë: Le të thojnë ç’të duan për opozitën. Lufta e deputetëve të PD-së duhet bërë jashtë rregullave që duan të imponojnë Rama dhe Berisha. Mos të bien pre e lojën së tyre, siç ranë me 6-Mars në zgjedhjet vëndore të pjesshme të 6 Bashkive.
Loja e treshës Rama-Berisha-Meta fitoi.
Në të vërtetë, ajo që bën kjo treshe, nuk është lojë, por beslidhje mëkatare ndaj shqiptarëve dhe vëndit.
Ato kanë probleme dhe do të përballën me drejtësinë.
PD-ja, është në momentet kur duhet të bëjë më shumë kujdes në identifikimin qartësisht të problemeve , për të cilat treshja e mësipërme është tërësisht jashtë realitetit. Krahas riorganizimit që duhet nisur urgjentisht dhe nuk e di përse hezitojnë, problemet dhe çështjet që na lënë vënd numëro , duhet t’i tregohen shqiptarëve në një mënyrë të thjeshtë që të kuptohen lehtë nga të gjithë, jo vetëm nga intelektualët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu