Berishës do t’i ndërpritet mandati i deputetit!

0
Shkruan Zef Ndreka
Ishte menduar se gjatë muajit gusht, mund të mblidhej Kuvendi i Shqipërisë në një seancë të jashtëzakonshme, për të miratuar disa ndryshime në ligjin Nr. 138 të vitit 2015 për dekriminalizimin.
Mbase, kjo seancë po shtyhet në shtator të këtij viti, në Rama është dakort dhe nëse nuk është i trembur nga kërcënimet e Berishës dhe të Metës!
Shtesat e ligjit në fjalë, pritet të bëhen lidhur me ndalimin e politikanëve të shpallur non grata në USA, në Britaninë e Madhe, e në ndonjë vënd tjetër në BE, të ish spiunëve të sigurimit të shtetit dhe bashkëpunëtorëve të tyre, për të mos garuar më kurrë në zgjedhje lokale , parlamentare, dhe për të mos marrë asnjëherë funksione publike.
Kështu , këto ndryshime kushtetuese, do të fuqizojnë vëndimet e qeverisë amerikane, Britanike dhe europiane për qytetarët e shpallur non grata për korrupsion  për minim të sistemit të drejtësisë dhe demokracisë.
Në këto kushte, Berisha familjarisht, Dako, Llalla, Ndroqi e tjerë të shpallur nga Amerikanët dhe 36 nga Britanikët, do të goditne nga ligji i dekriminalizimit.
Mjaft janë përpjekur për t’i zhvlerësuar vëndimet amerikane.
Sigurisht që bëjnë viktimat, dy më të kanosurit, binomi Berisha-Meta.
Njëri me lëvizjen e tij politike pa kuptim, për të kontrolluar tërësisht PD-në dhe shfaqjen e ambicjes së tij të sëmurë për t’u bërë Kryeministër i vëndit po që rezultoi vetëm në përçarje të partisë demokratike për interesa përsonale e familjare.
Tjetri, një spiun i vjetër, i fshehur e mbështetur mjeshtërisht nga Berisha, për të mbajtur peng si binom, politikën shqiptare.
Mirëpo Amerikanët, kërkuan të parët ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit, ku të frenoheshin politikanët dhe zyrtarët e korruptuar që të marrnin detyra me funksion politik dhe shtetëror.
Dhe ora po vjen!
Tani sovranisti mashtrues Berisha, po e ndjen vetën të mbaruar. Rezistoi kot për më shumë se një vit nga marrja e non grata-ës se parë , edhe pse e dinte se nuk e fitonte betejën me amerikanët. Vetëm mashtroi anëtarët e PD-së dhe vullnetarët e verbër të tij. I gënjeu ato!
Atë nuk e lejonte as sedra e tij e sëmurë, ego-ja, miqt dhe bashkëpunëtorët e tij hajdutë e të korruptuar që e nxiten për t’a përdorur, e për të coptuar PD-në. Në bashkëpunim me Metën dhe Ramën.
Bëjnë sikur kërcënojnë njëri-tjetrin. Por, i ka kapur për brirësh Amerika dhe ja, që po afron dita që politikanët që ndotën politikën, vëndin dhe kuvendin, pra që i kanë bërë pis ato , të largohen me ligj, të turpëruar dhe pa moral.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu