Moslëshimi i bashkisë proamerikanëve, do të ishte një “gjerdan me fishekë” kundër Vetting-ut dhe arrestimit të shpejtë të kapove të katër Klaneve Mafioze që komandojnë 20 familjet kriminale.
Shkruan Sokol Pepushaj
Moslëshimi i bashkisë proamerikanëve, do të ishte një “gjerdan me fishekë” kundër Vetting-ut dhe arrestimit të shpejtë të kapove të katër Klaneve Mafioze që komandojnë 20 familjet kriminale.
Shkodra është “Pishtari” që nuk e shuan dot krimi.
Ja, sondazhet për votimet janë jashtë pritshmërive të mafias. Sali Berishën e nxjerrin ”Peshk” në zall, gati për burg e për sekuestrim pasurie.
Ky është “leshi” plot kokrriza në “furkën” e pritshmërive. “Tjerrja” me kujdes, sjell mbështjelljen me drejtësi të Sali Berishës dhe tre klaneve të tjerë.
Berisha po bie!
Ndihet krejt i dobësuar. Djali i Aliut, nuk ka fare vlerë. As sa gjysma e një milionereje gjirokastrite që e ka katapultuar krimi për të sunduar me stilin e Enver Hoxhës qytetin bastion të demokracisë e kulturës.
Si djali i Aliut që ka ikur nga Shkodra prej dekadash për jetesë më të mirë dhe mendon të rikthehet si kryebashkiak për ekonomi familjare më të mire; si Angoni prej Gjirokastre, u ngrejnë “tensionin” shkodranëve. Këtyre rrumpallave u bën “masë teli jashtë sahatit” të ndjeshmërisë politike. Njerëzia i ka ca huqe këtej, apo jo?
Komunizmin dhe diktaturën i kanë si kripën në sy e pasanikët me të vjedhur, i përçmojnë deri në nerv të neverisë.
Në këtë klimë shoqërore, politika njeh veç pranverë.
Ka ndodh në “dimrat” e gjatë të Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Sali Berishës e Ilir Metës. Paraja e mashtrimi s’ja kanë prishur “termometrat” qytetarisë, edhe kur stinët janë bërë burg,vjedhje, grabitje pasurie, diferencime politike e ekonomike, mohim i të drejtave e lirive njerëzore.
Këtë po synojnë në Shkodër 4 Klanet Mafioze, të identifikuara me Sali Berishën, Ilir Metën, Fatos Nanon dhe Edi Ramën.
Këta kanë politikën, pushtetin dhe pasurinë, por edhe zemërimin deri në neveri të viktimave të tyre.
Këta janë në hall, në hetim, ndaj s’vrasin njerëz si dikur.
E mbani mënd kur Saliu u thyente dhëmbët gazetarëve që guxonin vetëm t’i përmendin larg e larg, si me thënë nga spiunllëqet, diçka që binte ndesh me idetë e tij prej diktatori?
Prandaj Saliu, Iliri, Fatosi dhe Edi janë bashkë sot.
Drejtuesit e 4 Klaneve Mafioze kanë shënjestruar “predhat” kundër interesave të SHBA-ve, çka nënkupton fuqizimin e Sali Berishës e përmes kësaj formule të tërë mafies që ka frikë zbatimin e urdhrit ekzekutiv të Presidentit Joe Biden, për sekuestrimin e gjësë së vjedhur dhe arrestimin e atyre që kanë abuzuar me fondet publike në Ballkan.
Aksioni ‘Biden’ fillon më 22 prill dhe 4 Klanet e kanë të prerë biletën për burg. Thjeshtë është lënë bosh data dhe ora.
Prandaj në boshllëk zhurmon makina e Sali Berishës.
Ti mendon se ndahen votat, mafia jo. Pasuritë dhe votat i ndajnë e bashkojnë ata të katërt, Saliu, Iliri, Fatosi dhe Edi. Të katërt janë të pasur dhe antiamerikanë. Prandaj Shkodra u duhet në dorë të antiamerikanëve.
“Dallgët” që vijnë nga perëndimi i trembim “peshqit” e mëdhenj.
Bri katërshes mafioze, çdo shqiptar e ndërkombëtar vendos emrat Sali Berisha, Ilir Meta , Fatos Nano dhe Edi Rama.
Në s’jemi korrekt, atëherë na i tregoni ju katër kapot më të rrezikshme që qëndrojnë hijerëndë në ballkon të Ballkanit, këtu në Tiranën e varfër të sheikëve të mëdhenj.
Kjo katërshe, në aparencë i bie të jenë dy në njërën fushë e dy në tjetrën. Pra, Majlinda Angoni e mbështjellë me Flamurin e PS-së, figurativisht është “Shqiponja” me krahë Edi Ramën e Fatos Nanon që u turret me egërsi një dordoleci me nofkën djalit i Alisë dhe dy ‘non grata’-ve, Sali Berishës e Ilir Metës, që s’kanë shpëtim përveçse të fshihen në palë të Flamurit të LSI-së.
Por tjetër si është e vërteta. Ndeshja është shitur, bashkia e Shkodrës është shitur. Të tërë dalin të fituar me këtë Pazar matrapazësh.
Edi Rama vetë, i bën hesapet vetë. Në kohën më të mirë të socialistëve, më 2015, subjekti PS ka marrë rreth 13 000 vota, kurse kandidatja Keti Bazhdari 28 000. Gjithsesi, shumë larg, mbi 10 000 vota pas PD-së. Përllogaritjet, edhe më premtueset,e nxjerrin humbëse PS-në. Prandaj 4 Klanet Mafioze po përpëliten të mos e lëshojnë Shkodrën në duar të proamerikanëve. Po ndodh kjo, pasi Berishën, Metën e Ramën në Shkodër i bashkon pasuria dhe frika nga burgu./Pamfleti
Ndiqe me zë…