Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren Yuri Kim se nuk e kryen si duhet detyrën e saj.
Sipas tij ajo ka marrëdhënie me anëtarë të qeverisë të cilët i japin mesazhe.
“Kur diplomati dashurohet në livadhin e qeverisë dhe ato të veshit ja kthen të gjitha në puthje qeverisë dhe shkelma opozitës ky është konflikt i hapur interesi. A do të të them unë ty, që është larguar tjetri, shumë i rëndësishëm, ambasador i filmuar. Të lutem, nuk flas kot, hiqe nga mendja se unë i lejoj vetes të flas kot,’’ – u shpreh Berisha në “Now me Erla Mëhillin”.
Kryedemokrati tha se kundërvënia ndaj Yuri Kim nuk i leverdis, por kurrësesi nuk mund të pranojë këtë sjellje që ambasadorja ka ndaj Shqipërisë.