Berisha sfidon Yuri Kim dhe Amerikën :“Do jem deputet, do qëndroj aty derisa të më lejojë Zoti!”

0

Ish kryeministri, Sali Berisha, ka dhënë një intervistë për Erla Mëhillin në Euronews Albania.

Berisha ka folur për shpalljen non-grata nga SHBA, duke deklaruar prerë se të premten, do të jetë në parlament, në nisje të legjislaturës së re.

Opozitën e cilësoi si në pikën më të vështirë dhe kritike të ekzistencës së saj, ndërsa deklaroi se nga politika do të largohet vetëm kur të vendosë “i gjithëfuqishmi”, pra Zoti!

Nëse PD, do të fitonte zgjedhjet, unë do të dorëzoja mandatin. Pse? Unë qëndroj në mbrojtje të interesave të saj ndaj qeverisë dhe të shoqërisë. Me PD-në në qeveri, kamzhik i opozitës në parlament nuk do të qëndroja. Do të ndodhte kjo. Ju e patë, unë s’kam bërë një orë të vetme fushatë. Por, tani unë kam një “come back”, një rikthim të plotë. Sa të më japë i gjithëfuqishmi fuqi, do të vazhdoj me të gjithë forcën time.

Qëndrimi im ka patur dhe ka të bëjë, e keqja nuk do gjë tjetër të triumfojë, vetëm heshtjen. Unë kam bërë antikonformizëm. Kam denoncuar nëpërkëmbjen e interesit kombeëtar, korrupsionin, kam denoncuar krimin e organizuar dhe kartelet e drogës. Kjo do të vazhdojë të jetë. Kryetari i partisë dhe secili drejtues, ka hapësirë po kaq sa unë për të mbajtur cilindo qëndrim“, tha Berisha.

Ditën e premte Sali Berisha do të jetë në parlament, në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Nuk fshihem prapa mandatit, absolutisht jo. Nuk fshihem prapa sovranitetit, nuk fshihem prapa dinjitetit. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur dinjitetin tim, sovranitetin e vendit tim, sepse sovraniteti i vendit tim është shprehur nga zgjedhësit me votë. Asgjë nuk mund të më detyrojë mua, që të shkelmoj mbi dinjitetin tim, që është thelbi i lirisë së njeriut. Mandati është i parlamentit jo i deputetit. Nuk bëj asgjë përveçse, i nënshtrohem sovranitetit, mbroj sovranitetin. Nuk mund të ketë tërheqje”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu