Berisha sfidon Amerikën: S’ju pyesin shqiptarët, do rikthehem Kryeministër i Shqipërisë

0

Nga ‘Rogner’ ku mbajti jashtë radhe një konferencë për mediat, Sali Berisha deklaroi ambicien e tij për t’u rikthyer si kryeministër i Shqipërisë.

“Dua të sjell para jush dokumentin më të rëndësishëm në historinë e pluralizmit shqiptar pas rrëzimit të komunizmit. Kam kënaqësinë të paraqes para jush drejtoreshën e komunikimit të kësaj nisme historike, që ka për synim rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Fitoren e PD-së dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu