Berisha: Rama fali 5 mln metra katrorë tokë në Durrës për ndërtimin e Dubait të vetë, jo të shqiptareve

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për aferën korruptive të Portit të Durrësit.

Në një deklaratë për mediet Berisha tha se Rama ka falur 5 milionë metra katrorë tokë në Durrës për të ndërtuara Dubain e vetë, dhe jo të shqiptarëve.

Ndërsa thekson se vlera aktuale e truallit në portin e Durrësit arrin vlerën e 3 miliardë eurove….!!!

Rama fali 1.5 mln metra katrorë tokë në Durrës, për të ndërtuar Dubai-Rama

Ligji i parë i çdo hajduti është se ai kërkon të vjedhë sa më shumë.

Rasti më tipik është Edi Rama, i cili pasi është kapur në flagrancë me vjedhjen e 420 mln euro për djegësat, gjithçka me firmën e tij, vrapon të vendosë harresë këtë vjedhje, me dy megaafera të mëdha, që janë 10fishi i kësaj shume; ajo e Butrinti dhe Portit të Durrësit.

Jam këtu për të denoncuar për të shumtën herë, aferën mafioze, korruptive të Ramës me portin më kryesor, shekullor e mijëvjeçar, portin e Durrësit.

Kjo aferë vjen në dhunim me të gjitha ligjet e vendit….

Rama deklaron se i ka dhënë një kompanie territorin prej 1.5 mln metra katrorë të ndërtimit aty të Dubai-city, të Dubait-Emar-Rama, ose Rama-Emar. Dhënia pa garë është dhunim i ligjeve të vendit, por edhe atyre ndërkombëtare që Shqipëria është e detyruar t’i respektojë”, tha Berisha…!!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu