Në një kohë që sot nis jeta Parlamentare, dhe me rritjen e gjuhës nga opozita për protesta të forta deri në rrëzimin e qeverisë, përballë drejtësisë janë krerët e partive kryesore në vend. Tl tre gjigandët janë ne SPAK, të tra kanë akuza të forta dhe publiku pret për secilin transparencë pasurie.
Në SPAK pra, janë depozituar padi të një pas njëshme, ku opozita akuzon maxhorancën dhe anasjelltas. Kryeministri Edi Rama është kallëzuar penalisht nga rivalët, për çështjen e inceneratorëve të cilën opozitarët e cilësojnë si aferën e shekullit. Kjo do të thotë, ose denohen të tre, ose SPAK mbyll çeshtjen për të tre. Nuk ka logjikë të ndahen kjo treshe të paktën në përceptim publik.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion njoftoi ditët e nxehta të gushtit se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është nën hetim duke i dërguar disa institucioneve kërkesa për informacion. Një situatë e ngjashme është edhe për kryedemokratin Sali Berisha, i cili është paditur nga rivalët socialist.
“Prioriteti kryesor është lufta ndaj korrupsionit dhe elementët që lidhen me standardin e shtetit të së drejtës. Ne do të duhet të presim hetime të thelluara, duhet të presim hapa konkretë, duhet të presim politikanë që hetohen dhe përballen me drejtësinë. Jo për deklarata politike, jo për çështje protokollare, jo për çështje të gjendjes civile, por për korrupsion galopant që ata kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë në Shqipëri. Për sa kohë kjo nuk ndodh, e gjithë retorika është thjeshtë një konsum ditor pa vlerë për qytetarët”, tha politologu Afrim Krasniqi.