Berisha përjashtohet nga seanca, deputetët e PD protestojnë

0

Sali Berisha përjashtohet nga seanca e Kuvendit pas debateve të forta dhe bllokimit të foltores. Kjo erdhi pasi seanca plenare në Kuvend ‘kaloi’ në kaos. Kryetari i Partisë Demokratik, Sali Berisha kërkoi të marrë fjalën e tij në foltoren e Kuvendit. Berisha kërkoi që kryeministri Edi Rama të shkojë në Kuvend për të folur në lidhje me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal ose të japë dorëheqjen.

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës. Kryetari i Grupit të Parlamentit të PS-së, Taulant Balla është shprehur se akuzat e PD-së ndaj Ramës për lidhjen me agjentin e FBI-së është pa bazë. Më pas Lindita Nikolla ka marrë vendimin që Berisha të përjashtohet nga seanca. Deputetët e PD-së kanë protestuar duke i rënë tavolinave dhe duke mos lejuar socialistët të flasin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu