Berisha në stilin e plotë diabolik!

0
Shkruan Zef Ndreka
Berisha tashmë i trysnuar dhe i pa aftë për të bërë veprime pa krijuar tensione, është i mbushur me veprime diabolike që vrasin çdo përfshirje ndryshe brënda Foltorës. Ky është realiteti politik në Partinë e tij dhe të Metës.
Idetë politike dhe veprimet politike diabolike të tij dhe të dyshës tjetër, janë një dështim i sigurtë pa asnjë të ardhme për shqiptarët dhe vëndin.
Foltorja e tij dhe PL e Metës, vetëm po humbin kohën duke gjiruar në vënd, pa asnjë hap para, pa asnjë zhvillim pozitiv. Bilanci i përshtatjeve të Berishës dhe Metës, si dhe foltoristëve të mashtruar e mbështetës të tyre është katastrofik për demokratët dhe për PD-në. Idetë dhe veprimet e tyre nuk janë gabime të rastësishme, por rezultat i një sërë zgjedhjesh të pa sakta , i një vizioni të pa qartë, nganjëherë të pakuptueshëm për të gjithë.
Lind pyetja:
Si mund të adaptosh veprime kaq diabolike në këtë mënyrë , pse të bësh një histori të tillë kaq të mërzitshme për shqiptarët dhe PD-në, pse të mos përfitosh nga pësimet e kaluara për të krijuar diçka të mbarë dhe të gjallë për vëndin, por përkundrazi të përpiqesh në çdo mënyrë të mbysësh dëshirën për një atmosferë tjetër?!
Nuk është e vështirë të kuptohet!

Ky në fakt është alarmi që bie për gjithë demokratët që e duan këtë vënd. Duhet të kontaktohen, të sqarohen e të kthjellohen. Ka gjithçka dhe gjithmonë një zgjidhje, por nuk ka dëshirë. Mungon enkas dëshira e bashkëpunimit e imponuar dhunshëm në atë pjesë të PD-së që mbështet non grata-t.
Berishën e shohim në çdo dalje të nxituar dhe të shoqëruar përherë me kërcimime për palët brënda llojit dhe të mbyllur nga mashtrime në stilin e plotë diabolik. E bën këtë sepse nuk ka kohë , as fizike dhe as mbështetje . Braktisja totale ndërkombëtare, sidomos ajo amerikane, britanike dhe europiane e kanë detyruar
Berishën të mbetët me një grusht mizash për të disatën herë dhe që artikulon pa turp e prerazi gënjeshtra, shpifje, premtime ndërkohë që si rrufe pritës përdor partinë e tij , foltorën.
Berisha është një stereotip, ndërsa foltorja e tij është një konventë që mori jetë si një parodi në politikën shqiptare, në të cilat stereotipet e shumta ekzagjerojnë realitetin për t’i nxjerrë në pah si faktor.
Momentet e shumta të ngecjes së tyre kanë krijuar vështirësi në pritjen e madhe të shqiptarëve.
Berisha ka eksperimentuar për të demoralizuar dhe përgjumur demokratët dhe shqiptarët , që nuk di edhe sa mund të durojnë përseritjet e të njejtave ngjarjeve.
Berisha e ka dëshmuar se nuk e ka idenë më se çfarë thotë dhe lufton , vetëm për ta shndërruar PD-në në parti humbëse.
Sa për ilustrim , mjafton të paraqesim deklaraten e përbashkët të PD-së dhe foltorës në Mirditë, ku palët kanë rënë dakort të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të radhës. Por dakortësia e tyre, u minua nga Berisha menjëherë, duke shpallur koalicionin me spiunin Metaj!
Edhe këtë radhë, dopio gjashtën e mbajti Berisha me Metën, dhe shpejt do përballën me demokratët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu