Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka folur për dokumentet e bëra publike ditën e sotme gjatë një konference për mediat.
Në një emision, Berisha deklaroi se, dosja britanik ‘është e njëjtat frymë, model, i asaj që ka ndodhur me sekretarin Blinken 1 vit më parë’.
Sipas Berishës, është e konfirmuar me dy burime se dosja amerikane nuk ka asnjë fakt ndaj tij.
“Unë ditën kur kam marrë njoftimin, letrën që quheshe konfidenciale, por që ma komunikoi Edi Rama në parlament, para se të më vinte nga Ambasada, unë kam deklaruar se kjo është e njëjtat frymë, model, i asaj që ka ndodhur me sekretarin Blinken 1 vit më parë.
Këtë e deklaroi edhe Richard Grenell i cili rastisi të ishte drejtues në detyrë i shërbimeve inteligjente Amerikane dhe i deleguar për Ballkanin, çka do të thotë se politikanët e Ballkanit ishin në tavolinën e tij padiskutim, sepse e kishte këtë një nga prioritetet e misionit të tij që i ngarkoi presidenti Trump.
Ai deklaroi se nuk kishte asgjë, por kishte diçka që e mbanin. Xhorxh Sorosi pasi dështoi të më deklaronte non grata për konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane, që nuk kisha kurrë një ide. Gjeta pastaj se ajo ishte një marrëzi, se pse udhëheqja politike e Kosovës kishte ardhur në zyrën time për të mbështetur qëndrimin tim, ndaj ndryshimit të kufijve. Natyrisht nuk e dërguan dot këtë.
Ndërkohë ishin përgatitur për rrugën tjetër, që siç doli, nuk e kisha parë, por edhe po ta shikoja nuk do e vlerësoja, nga Sokol Balla që Lou Bladel, paraardhësi i McGonigal që me një kontratë 376 mijë dollarë për të hetuar Sali Berishën dhe opozitën.
Marco Rosi, këta të dy, bashkëpunëtorë dhe padiskutim McGonigal.
Ata kanë marrë këtë dosje më duket që nuk e nxjerrin dot, sepse u bënë përpjekje që ta inkuadronin time tek thesari. Thesari im ishte 100 mijë euro dhe nuk loz, pas 50 vitesh punë dhe bashkë me gruan.
Nuk nxjerrin asnjë fakt, asnjë dokument, ua kanë kërkuar disa. Unë po ju them ju, se absolutisht kam informacion origjinal se ka zero në dosje, jo nga një, por nga dy burime.
Departamenti i Shtetit thotë se informacionet i morëm nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, mediat e Sorosit dhe raportet e qeverisë shqiptare”, tha ai.