Berisha ka vënë monoklim

0
Shkruan Zef Ndreka
Nuk është aspak çudi në realitetin e sotëm politik, por një realitet. Lëmshi i ngatërruar keq edhe mund të zgjidhet . Në dorë e ka vetëm Sali Berisha .
Fitorja dhe rikthimi i demokratëve në qeverisje për të marrë në duar fatin e demokracisë kundër rregjimit të Edi Ramës, mbetët në duart e Berishës.
Sigurisht, është Berisha ai që e analizën, mbase më mirë se të tjerët foltoristë apolitik rreth tij , që duan t’a përdorin energjinë dhe forcën e tij për qëllime personale e perfitime materiale në një të ardhme të afër. Por që nuk ndodh!
Situata politike aktuale dhe pamundësia teorike dhe praktike e përmbysjes së Edi Ramës, e ka vënë në mendime serioze Berishën.
Ai iu premtoi demokratëve bashkim, iu premtoi njohjen e Foltorës nga SHBA-të, heqjes e non gratave, rrëzimin brënda disa muajsh të Edi Ramës.
Dhe një pjesë e demokratëve të zhgënjyer tashmë, e besuan, e mbështetën . Anatemuan njëri-tjetrin derisa PD-ja u përça në dy tre grupe.
Berisha , premtoi bashkim e forcim, ndërkohë që sondazhet e tij nuk arrijnë më shume se pragu i 25% të votuesve, së bashku me Partinë e Lirisë të Ilir Metës.
Në këtë realitet, Edi Rama noton i qetë, edhe pse kjo situatë është kundër interesit të vëndit e të shqiptarëve që po marrin çdo ditë arratinë.
Qëndrimi çdo ditë në qeverisje e bandës së Edi Ramës, e kësaj organizate kriminale të strukturuar të pa shoqe në historinë e pushteteve në vënd , është shkatërruese për të gjithë dhe shqiptarinë.
Edhe për këtë, dua të besoj se Berisha po mendohet.
Duke e ditur se pushtetin nuk e arrinë më, sepse betejën me Ameriken e ka të humbur, po humbet pa rikthyshëm çdo ditë europianet, Britanikët, e bën “misionin” e tij të pa mundur !
I ka provuar dhe i janë djegur gjithë skenarët . Edhe mashtrimet e gënjeshtrat , premtimet dhe revolucionet imagjinare së bashku me Metën.
Berisha , po mendohet , dhe është normale për të.
Ai , sido qoftë, sot është katalizatori i bashkimit të PD-së me mos prezencën e tij .
Në duart e Berishës sot ka kaluar lëmshi politik i ngatërruar.
Berisha po përpiqet tashmë të gjejë fijen e vetme të zgjedhjes. Ka vënë monoklin , po shikon dhe po mendon!
Me eksperiencën politike që ka, me besimin për të mos penguar demokracinë, shpresoj se do ta zgjidhe lëmshin . Pavarësisht gabimeve që ka bërë dhe humbjen e kohës për gati dy vite në një luftë të brëndshme absurde për interesa përsonale e familjare.
Berisha duhet t’a zgjidhë dhe do të bëjë zgjidhje.
Ai do kapi fijen e lëmshit që është : dorëheqja apo terheqja përfundimtare!
Nuk ka rrugë tjetër për të dhe PD-në.
Berisha duhet t’a bëjë këtë dhe të bëhet faktor i çlirimit të PD-së. Thjeshtë të lëshojë penguin dhe të lërë të lirë pengmarrësit e tij , të lërë të lirë foltoristët dhe demokratët .
Kjo, do t’a ridimensiononte sado pak Berishën.
E ka aq të thjeshtë këtë tani Berisha , sa mjafton të kërkojë falje, siç ka bërë për shumë gabime e faje në politikë.
Të kërkojë falje gjithë demokratëve për përçarjen që mbolli.
Të pengohet e të qëndrojë sa më larg politikës , realisht i pa anshëm të gëzojë nipa e mbesa.
Kështu, dhe vetëm kështu, do të rilindja menjëherë shpresat për bashkimin e demokratëve dhe shqiptarëve.
Zgjidhja e Berishës, do të unifikonte grupin e plotë parlamentarë. Do të fillonte proçesi i riformimit të PD-së përmes zgjedhjeve në çdo degë të vendit, do të krijohej mundësia e një Kongresi të jashtëzakonshëm të PD-së për bashkim e unifikim duke miratuar një platformë politike për të shkuar në fund të muajit dhjetor plotësisht të bashkuar.
Kështu, vota do të vendosë, për të zgjedhur lidershipin e ri fitues që në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.
Ato zgjedhje, do të ishin një mrekulli për pluralizmin tonë politik të bëhen pa Edi Ramën Kryeministër . Është plotësisht e mundur kjo . Dhe këtë katalizator, e ka ne dorë dorëheqja Berisha.
Këtë meriton Shqipëria dhe shqiptarët.
Kështu, do të “shpëtojë” Berisha dhe familja e tij nga damkosja që i ka gjetur.
Më pas, amerikanët dhe europianet mundet edhe të tolerojnë politikisht kur trëkëndëshi të zbërdhehet e të mos ekzistojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu