Nuk kemi vend më për Metën‘, i është përgjigjur një nga ambasadat e huaja gazetarit Adriatik Doçi i cili ka kërkuar të dorëzojë një dosje për kreun e Partisë së lirisë, Ilir Meta.
Gazetari shkruan se përfaqësuesit e ambasadës mu ankuan ka shumë dosje për Ilir metës, sa kemi vendosur ti vendosim nëpër qilarë, dritare dhe korridore.
Doçi shton se numrin më të madh të dosjeve për Ilir Metën i kishin referuar në ambasadë, kryetari i PD, Sali Berisha gjatë viteve 2000-2009 dhe 2013-2015, si dhe Lulzim Basha gjatë viteve 2015-2021. Numri i dosjeve sipas gazetarit arrin deri në 50.
Postimi i gazetarit, Adriatik Doçi
Disa ditë më parë shkova për të dërguar një dosje korrupsioni për Ilir Metën në një ambasadë të rëndësishme në Tiranë. U befasova pak kur m’u ‘ankuan’ se nuk kishin më vend për të sistemuar dosjet voluminoze të Ilir Metës. Kishin nisur t’i vendonin nëpër qilarë, dritare dhe korridore.
‘Erdhi koha të fusësh mik që një dosje për Ilir Metën të zërë një vend të privilegjuar në ambasada’, mendova me vete.
Në rrugë konfidenciale mësova më pas se numrin më të madh të dosjeve për Ilir Metën i kishin referuar në ambasade Sali Brisha gjatë viteve 2000-2009 dhe 2013-2015, si dhe Lulzim Basha gjatë viteve 2015-2021. Numri ishte rreth 50.
Rreth 20 dosje janë referuar nga Edi Rama, ndërsa edhe 30 dosje të tjera janë referuar vitet e fundit deri në muajn shtator 2022 nga aktorë të ndryshëm, kryesisht për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe përdorim të pushtetit në të gjitha format për interesa familjare. SPAK vijon të mendohet!