Berat Buzhala: Qeni i Kosovës shpëtoi më shumë jetë se Edi Rama

0

Qeni, të cilin po e puthte Ilir Meta, qeni i Ushtrisë Kosovës, ka shpëtu njerëz prej tërmetit ma shumë se Edi Rama…”
Gazetari i njohur, Berat Buzhala ka sulmuar kryeministrin Rama në lidhje me veprimet e tij pas tërmetit të fuqishëm që la 51 viktima më 26 nëntor.
Me anë të një postimi në Facebook, Buzhala shkruan se qeni i ushtrisë së Kosovës, ka shpëtuar më shumë njerëz se Edi Rama, duke e vënë këtë të fundit me “shpatulla pas murit”.
Postimi i Berat Buzhalës:
“Nese flasim praktikisht, qiky qeni te cilin po e puthe Ilir Meta, qeni i ushtrise Kosoves, ka shpetu njerez prej termetit shume ma shume se Edi Rama, ama Rama ka ofendu njerez shume ma shume se qeni.
Qeni ne anen tjeter as nuk paguhet, as nuk ka oligark pas vetes, thjesht e kryen punen e tij pa zhurme dhe me modesti. Mandej na kanihere thojme per ndonje politikan “qeni qe eshte”. Cfare ofendimi. Per qenin.”
Nuk është hera e parë që Rama sulmohet nga politikanë dhe gazetarë të Kosovës për fjalët që ai drejton ndaj tyre herë pas here.
Kujtojmë që edhe Haradinaj theksoi ditën e djeshme se Rama nuk ia ka hapur telefonin për të diskutuar për dëmet që solli tërmeti, ku realisht ky është një gjest i shëmtuar dhe i turpshëm nga ana e kryeministrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu