Bën pyetjen habitore gazetari gjerman: Si ngjan që në mes të Europës të jetojë popull që duron të qeveriset nga Paratë e Drogës?!

0

Gjashtë përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane ‘Bild’ janë përgatitur nga gazetari i politikës Peter Tiede.

Në përgjime provohet se zyrtarë të lartë të politikës politikës nga radhët e Partisë Socialiste janë bërë pjesë e një klani mafioz duke zbatuar urdhrat e tij, ndërsa në këmbim marrin prej tij vota.

Ndërsa në një tjetër shkrim të të njëjtit gazetar me titull “Mafia në Shqipëri blen zgjedhjet” ai tregon se përgjimet e publikuara prej tij bazohen në dokumente të hetuesve shqiptarë dhe të Europës. dhe se faktet jane të vërteta dhe se do vazhdohet me publikime të tjera, pasi një grup i madh specialistesh po merren me përkthimet në gjermanisht dhe me zbardhjen e mijera bisedave mes drogmeneve e mafiozeve që me para droge kanë blerë vota për Partinë Socialiste aneembanë Shqipërisë.

“Paratë e drogës po qeverisin vendin. Kur ‘Bild’ raportoi para pak kohësh për një transkriptim të përgjuar, në të cilin kryeministri Edi Rama e pyet një zyrtar vendor të zgjedhjeve, nëse gjërat kanë shkuar ashtu siç ishte rregulluar, qeveria u zemërua: ‘Bild’ është një gazetë e blerë, pretendimet (që në fakt bazohen në dokumentet e hetuesve shqiptarë dhe të Evropës Perëndimore) janë krejtësisht të pabaza. Edhe hetuesit shqiptarë e konfirmojnë vërtetësinë e telefonatave. Por tani Bild ju sjell përgjimet telefonike, duke treguar se si përpara zgjedhjeve të vitit 2017, një baron famëkeq i drogës blen votat për Partinë Socialiste të Ramës. Ai siguron që një politikan i caktuar të futet në parlament. Ne po u tregojmë 6-të përgjime konkrete. Rasti konkret është vetëm një nga dhjetëra anembanë Shqipërisë, të cilat po bëhen gati për botim nga specialistet e fushave perkatese.

Shumica e materialeve  janë akoma nën qilim. Hetuesit që punojnë për këto raste ose kanë heshtur, ose kanë ikur jashtë vendit”, shkruan gazetari Peter Tiede, ndër të tjera dhe shton se gjermania ka gjithçka duhet për të vazhduar me skandale të papara deri sot në botë nga një bande qeveritare që drejton me mafie një popull në mes të europës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu