Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një deklaratë tronditëse mbrëmjen e sotme në News 24, lidhur me hetimet që SPAK po zhvillon ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.
Sipas saj, Prokuroria e Posaçme ka në dorë 4 letërporosi të ardhura nga jashtë, konkretisht nga Zvicra dhe Izraeli, të cilat lidhen drejtpërdrejt me lëvizje financiare në emër të Ballukut.
Llabani deklaroi se rreth 20 milionë dollarë janë bllokuar në llogari bankare që figurojnë në emër të zv/kryeministres, ndërsa shtoi se në këtë dosje nuk është e përfshirë vetëm Balluku, por edhe një ndërtuese e njohur, emri i së cilës nuk u bë publik.
“Paratë nuk i kanë vetëm të fortët, por edhe zonjat, ndërtuesit dhe kompanitë. SPAK ka prova konkrete dhe hetimi po zgjerohet,” – u shpreh Llabani.
Deklaratat e saj kanë shtuar tensionin politik dhe pritshmëritë për zhvillime të forta në ditët në vijim, ndërsa SPAK vijon hetimet në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.








