Belinda Balluku me dy standarte për amnistinë dhe taksën e naftës

0

 

Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, në cilësinë e zëvendëses së kryeministrit Edi Rama i është dorëzuar sot nga ambasadorja e BE-së në Tiranë Christiane Hohmann progres raporti i KE-së për Shqipërinë.

Fokusi i gazetarëve ishte vendosur te pikat problematike që nxirrte në pah raporti, siç janë dy projektligjet për aministinë fiskale dhe pasaportat e arta, të cilat bien ndesh me direktivat e BE dhe me kapitullin nr.4 të negociatave të anëtarësimit.

Në konferencën ku Balluku mori në dorëzim raportin, ajo u pyet edhe për këto nisma të qeverisë Rama dhe rezervat që ka Bashkimi Europian për miratimin e tyre, teksa ka kërkuar heqjen dorë në mënyrë të vazhdueshme.

Balluku u mbrojt për amnistinë fiskale duke thënë se “këto sfida duhen lexuar në mënyrën e duhur mos pasur interpretime që janë keqintepretime”, duke ia hedhur në këtë mënyrë fajin gazetarëve për mënyrën si trajtojnë raportin e KE.

Do ta nis nga amnistia fiskale. Komisioni vë në dukej që është bërë një progres në zbatimin e planit të veprimit për luftën kundër pastrimit të parave. Mund të vërë në rrezim progesin në luftën kundër pastrimit të parave”, tha Balluku.

Teksa i bënte avokatinë nismës së mazhorancës ku është investuar fort edhe vetë kryeministri Rama, Balluku përdori tezën se amnistia mbështetet nga 60% e 500 mijë shqiptarëve që sipas saj kanë marrë pjesë në konsultimin publik për këtë nismë.

Aministia Fiskale e ka kaluar si rrallëherë më parë, një proces shumë të rëndësishëm, atë të konsultimit kombëtar, ku kanë marrë pjesë 500 mijë qytetarë që janë përgjigjur në 60% të tyre po kësaj nisme, që ka për qëllim legalizimin e të ardhurave nga emigracioni. Ky do jetë një proces që do vazhdojë konsultimin dhe do i lexojmë ashtu siç duhet vlerësimet e Komisionit. Sa i përket “Golden Passport”, është akoma një draft dhe për këtë progam i jemi referuar praktikave të vendeve të tjera të BE, por sot e kësaj dite i kanë këto programe në proces. Dhe ne i jemi referuar atyre, për çfarë i sjellin vendit”, deklaroi Balluku.

Por, duket se qeveria dhe ministrja Balluku veprojnë me dy standarte.

Kur bëhet fjalë për aministinë fiskale, ata pretendojnë se e duan pasi do të ndihmojnë qytetarët, duke legalizuar djersën dhe mundin e shqiptarëve emigrantë, në mënyrë që paratë e tyre të qarkullojnë normalisht në ekonomi.

Ndërsa kur ministrja u pyet nga gazetarët për taksën e karburantit që 3 milionë shqiptarë po ashtu e duan që të mos aplikohet pasi ua ka “sakatuar” xhepat dhe financat, ministrja nuk ka vesh të dëgjojë.

Të paktën këtë la të kuptohet Balluku teksa u vendos me shpatulla pas murit, kur një prej gazetarëve i shprehu konstatimin se po të pyesë “qeveria shqiptarët edhe për taksën e karburanteve, ata të gjithë do thonë hiqeni atë”.

Por ju nuk e bëni! A jeni vërtetë për të mbrojtur interesin e qytetarëve zonja ministre”, ishte pyetja që detyroi Ballukun t’i përgjigjej me ironi gazetares, në tentativën për t’i shpëtuar një përgjigjeje konkrete.

E nderuar gazetare besoj se ju e keni të gjithë të drejtën për të kontrolluar si është bërë pyetja në bazë të ligjit për informimin public, dhe të mësoni sa përqind e popullsisë ka marrë pjesë. Ndodhen aty të gjitha përgjigjet. Kurse pyetjes tuaj sa i përket heqjes së taksës së karburantit nuk më rezulton të ketë pasur një konsultim publik. Ndërsa ju në mënyrë hipotetike na sugjeroni që të gjithë shqiptarët duan të heqin taksën e karburantit. Ju shumë mirë mund të na i sugjeroni që ta nisim një konsultim”, u përgjigj si për t’u justifikuar Balluku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu