Një qokë të vërtetë duket se ka bërë Belinda Balluku ndaj njërit prej oligarkëve më të preferuar të Ramës. Bëhet fjalë për Salillarin, tullën e të cilit kryeministri i tanishëm e puthte gjithë dëshirë para kamerave. Salillari ka “kullufitur” jo pak por plot 14 milion euro në një tender pa garë.
” alt=”” aria-hidden=”true” />
Ky është një ndër rastet më tipike për të cilat SPAK duhet të hetojë pa mëdyshje, pasi më një të rënë të lapsit Salillari ka marrë pa u lodhur fare një shifër të llahtarshme në një kohë kur kriza ka mbërthyer vendin. Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-21796-03-10-2022.
” alt=”” aria-hidden=”true” />
Objekti i këtij tenderi është: “Loti 4: Kontrata D – Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Jugor”, me vlerë totale 1,411,691,646 lekë të reja pa TVSH ose gati 14 milion euro nëse përfshijmë edhe TVSH.
” alt=”” aria-hidden=”true” />
Kuptohet qartë se një shifër e tillë kaq e madhe është tepër e dyshimtë të jepet pa konkurrencë. Por duket se nuk ka menduar kështu Belinda Balluku e cila e ka bërë fitues Salillarin nëpërmjet vartësit të saj Evis Berberi, drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
” alt=”” aria-hidden=”true” />
Në fakt Salillari ka hyrë pjesë në të ashtuquajturën garë dhe ka ofruar vlerën prej 1.411.597.878 lekë të reja pa TVSH ose gati 14 milion euro përfshirë TVSH. Ndërkaq përveç mungesës së konkurrencës, bie në sy një fakt akoma më i dyshimtë i cili përforëcon idenë se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar. Bëhet fjalë për vlerën fituese e cila rezulton të jetë thuajse sa 100% e fondit limit.