Belind Këlliçi: Iki nëse nuk realizoj transportin falas në Tiranë, nuk u dal më para qytetarëve

0

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në kryeqytet, Belind Këlliçi ka deklaruar se do të largohet nëse nuk realizon premtimin e tij për transport publik falas në kryeqytet.

Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin Opinion në Tv Klan, kur u pyet nga gazetari Mentor Kikia nëse do largohet nëse ai nuk realizon këtë premtim të tij në rast se fiton zgjedhjet për kryebashkiak.

Mentor Kikia: Nëse bëhesh kryetar bashkie dhe nuk e bën transportin falas, do ikësh?

Belind Këlliçi: Do iki. Më shif në sy, do iki. Nuk të dal më këtu para nëse nuk e bëj. Je i qetë për këtë? Nuk të dal para dhe nuk i dal para qytetarëve për t’i kërkuar votën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu