Bavja flet për fundin e ‘Bixhoz me dashurinë’: Nuk i mbaj inat regjisores

0

Në mars të këtij viti seriali indian në ‘Tv Klan’ transmetoi episodet e fundit në Indi. Mbarimi i këtij seriali i mërziti shumë fansat e apasionuar pas tij por edhe vetë aktorët të cilët publikuan disa statuse prekëse teksa xhironin episodet e fundit. Së fundmi në një intervistë Mansi Srivastava e cila luante rolin e Bavjas ka folur për mbarimin e serialit dhe ka treguar se nuk i mban inat regjisores. “Në këtë serial pata shansin të isha një police me shumë stil. Bavja ishte një personazh shumë e veçantë dhe që fitoi shumë famë.

Edhe pse ishte police, roli i Bavjas më dha mundësinë të xhiroja edhe skena romantike me Rudrën. Prej 6 muajsh kishim dëgjuar fjalë se seriali do mbaronte por nuk e dinim si do ishte fundi sepse varej në dorën e regjisores. Unë nuk mbaj inat pse mbaroi sepse unë eci përpara”-është shprehur aktorja./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu