Gazetari Baton Haxhiu ka zbuluar detaje nga njëri prej takimeve të mëparshme mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiç.
Ai pretendon se në takimin e parë në Bruksel, kryeministri i Republikës së Kosovës dhe presidenti serb nuk kanë dialoguar fare. Ata kanë fyer njëri-tjetrin.
Madje, sipas Haxhiut, gjuha e përdorur ka qenë shumë e ashpër.
“E kam lexuar draftin e takimit të parë në Bruksel. Kurti dhe Vuçiq nuk kanë dialoguar në dy takimet e para, kanë fyer njëri -tjetrin. I pari Kurti i ka thënë se ‘ti je djali i Millosheviqit’, ‘Je Millosheviq’, ‘ke vrarë kaq’, pastaj vjen kjo e Vuçiqit, i lutet që të flet në serbo-kroatisht dhe i thotë:
Cuti bre budalo, kako bi te osamario (mshele gojën bre budall, si ta kisha fut një shuplak). Ky ka qenë takimi i parë, ka qenë ofendues deri në atë pikë sa takimet e fundit kanë qenë korrekte, miqësore”, deklaroi Haxhiu.