Bashkëshortja e tij feston ditëlindjen, ‘Omkara’ i bën urimin special

0

Muajin e kaluar aktori indian shumë i dashur për publikun nga roli i “Omit” në serialin “Bixhoz me dashurinë”, Kunal Jaisingh u kurorëzua në martesë me partneren e tij Bharati Kumar. Dasma e tyre u komentua shumë në mediat indiane dhe çifti kishin ftuar familjen, të afërmit, miqtë dhe disa nga aktorët e serialit. Pas një muaji, Kunal dhe Bharati kanë nisur muajin e mjaltit si një çift i martuar.

Ata ndodhen në Jaipur dhe janë të shoqëruar nga disa miq. Ditën e djeshme Bharati festonte ditëlindjen dhe nga Kunal nuk mungoi një urim. “Gëzuar ditëlindjen kësaj vajze të bukur që arriti të qëndrojë si e dashura ime për 5 vite dhe madje mori edhe rrezikun të martohej me mua. Je një vajzë e guximshme, e sjellshme, e bukur, e dashur, e kujdesshme. Mbi të gjitha jam shumë me fat që të kam çdo ditë gjatë kësaj rruge të quajtur jetë teksa më mban dorën në çdo hap që hedhim. Të dua dhe gëzuar ditëlindjen”-ishte urimi i aktorit. Kunal dhe Bharati janë bashkë prej 5 vitesh. Ato u njohën gjatë xhirimeve të një filmi dhe ranë në dashuri./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu