Bashkëshortja e “Ezelit” pozon për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

0

Aktori shumë i njohur turk Kenan Imirzalioglu do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Sinem Kobal është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe çifti pop resin një vajzë.

Gjatë kësaj periudhe Sinem ka qëndruar larg kamerave dhe syrit të publikut duke preferuar të mos e tregojë barkun apo të mos ndajë informacione për shtatzëninë. Mirëpo së fundmi aktorja ka vendosur ta thyejë këtë rregull dhe ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku tregon barkun e rrumbullakosur, e veshur me një fustan rozë të gjatë.

Sinem mori urime të shumta nga kolegët dhe fansat në fotot e realizuara në oborrin e shtëpisë. Kenan dhe Sinem po presin me padurim muajin e ardhshëm për të marrë në krahë vogëlushen e tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu