Bashkëkryetarja e PS në Athinë, Arminda Plangarica, në një intervistë për Report Tv ka zbuluar detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë të dielën e 12 majit. Për diasporën në Athinë, Plangarica thotë se kjo është një festë duke qenë se Rama shkon pas kaq shumë viteve në një takim të tillë.
Në stadiumin ‘Galatsi’, në sallën “Teatri i Krishtlindjeve”, pritet të jenë rreth 4 mijë persona thotë Plangarica. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, bashkëkryetarja e PS në Athinë thotë se do të ketë performancë nga grupe artistike, por edhe nga reperi Noizy, ndërsa përflitet edhe këngëtarja e njohur Eleni Foureira.
Ky takimin pritet të zgjasë më shumë se tre orë, ndërsa më pas kryeministri do të zhvillojë takime me strukturat e PS në Athinë.
“Është një festë, pas shumë viteve vjen kryeministri. Vjen me një platformë për të gjithë diasporën, nuk i drejtohet vetën strukturave të PS, por i drejtohet diasporës në total. Përbën festë për ne, paraqitja e tij në Athinë, kemi marrë masat që ta presim siç e takon me grupe artistike, fëmijë nga diaspora që do japin mesazhi e së ardhmes, do vijë Noizy, Eleni Foureira. Vetëm mbrëmë morëm konfirmimin e sallës ku do mbahet ky eveniment, gjithçka është në zhvillim. Do jetë më shumë se 3 orë, më pas do ketë edhe takime të Ramës me struktura të PS”, tha Arminda Plangarica.
Sipas saj, polemikat që u krijuan në Greqi për shkak të vizitës së Ramës kanë nxitur më shumë emigrantë që të marrin pjesë në takim.
“Priten rreth 4 mijë persona. Pas gjithë kësaj polemike që u krijua me Athinën, nëse njerëzit do të donin 1 herë të shikonin Ramën, pas situatës që mundi të menaxhojë Rama me maturi politike, tani duan 10 herë të shohin kryeministrin.
Qëndrimi i tij tepër i mataruar, i bëri shqiptarët të mos jenë skeptikë përballë këtij takimi, biles të jenë të vendosur që do e shohin kryeministrin. Pati një mesazh që nëse Greqia s’do na lejojë takimin me kryeministrin do shkojmë ne ta takojmë, nuk e thanë anëtaret e PS, e thanë individë të të gjitha ngjyrave politike”, u shpreh ajo.
Sipas saj, kjo çështje është përdorur edhe politikisht, si nga partia e Mitsotakis edhe nga opozita, në kohën kur Greqia po përgatitet për zgjedhjet parlamentare europiane.
“Takimi i Ramës përkoi me zgjedhjet parlamentare europiane, kanë problematikat e veta. Partia në pushet por edhe partitë opozitare brenda territorit grek kanë problemet e tyre politike, ekonomike. Ditët e fundit ka pasur skandale ekonomike dhe politike. Çdo parti lufton të marrë vendet e veta në PE. Plagët gjithmonë shërohen me nacionalizmin e theksuar. Nacionalizmi që u shfaq që shtypin grek qe një balsam shërues për plagën që ka shoqëria greke në këtë moment”, vijoi Arminda Plangarica.