Basha ti përgjigjet demokratëve, të mos mbajë peng PD-në!

0

Shkruan Zef Nreka

Gjithë demokratëve ju duhet bërë e qartë se loja Berisha-Basha për të kontrolluar parcelat e ndara të PD-së, ka ndodhur pak ditë përpara se të bëhej divorci i sforcuar, i imponuar nga amerikanët, për shkak të provave që kanë në dosje për të dy.
Kjo lojë e lëshoi erën faktikisht, që me rivjedhjen e drejtimit të PD-së nga ana e Bashës me ndihmën dhe mbështetjen e Berishës, direkt pas humbjeve të 25 Prillit të vitit 2021.
Më kujtohet atë kohë, kur unë reagova me disa artikuj dhe i kërkoja Bashës të largohej nga drejtimi i PD-së si humbës i zgjedhjeve. Por u ndesha me kundërshtime dhe anatemime, kryesisht nga shumë demokratë që u konvertuan shpejt në foltoristë, sapo Berisha u shpall familjarisht non grat-a nga SHBA-të dhe më pas nga Britanikët.
Më pas, e kam kundërshtuar hapur dhe fort pasi Basha doli nga bunkeri ku ishte fshehur për një vit, duke i lënë demokratët në kërkim të PD-së së zhdukur!
Të rëndësishme për të ardhmën e PD-së janë qëndrimet e amerikanëve. Ato duken sheshit se nuk janë përkrahës konkrete dhe as publike të PD-së, as asaj zyrtare, e aq më keq asaj të Foltorës.
Amerikanët, bëjnë politikë, siç dijnë ta luajnë ata, kur të thonë në publik “burrë shteti” edhe kur ti vret! Po ashtu, të japin të hash dhe bar, madje duke e deklaruar publikisht në shkallët e SHQUP-it!
Asnjë shpresë nuk duhet aluduar për këtë copëz PD-je që ka “grabitur” Basha për herë të 4-t, se do të arrijë ta ringrejë një ditë e ta bëjë fituese. Ai do ti humbë përsëri zgjedhjet dhe do tentojë ta mbajë peng partinë me manipulime.
Copëza e PD-së ashtu si Foltorja do vijë duke u rrudhur, mbasi janë një seri faktorësh që flasin vetë dhe konkretisht:
– Koha e mbetur deri në zgjedhje prej disa muajsh është shumë e shkurtër që Basha të arrijë ti ktheje mendjen jo vetëm elektoratit gri, por as të demokratëve që i ka kundër, apo dhe të atyre që nuk votojnë asnjerën copë të PD-së!
– ⁠Siç e kam thënë disa herë, nuk ka mundësi kurrë që amerikanët ti kesh me vete, sidomos në këtë situatë kritike dhe me pak muaj përpara të mos japin asnjë sinjal konkret mbështetës.
Të gjithve na kujtohet si ka ndodhur më PD-në në fillimet e saj.
– Brënda PD zyrtare nuk ka kohezion të qartë mendimi dhe projekti apo alternativë të re politike, që të deklarohet së pari haptazi dhe minimalisht kundër berishizmit, dhe mbi atë bazë të shpallë Plarformën e re, se çfarë do të bëjë ndryshe nga Berisha.
Por Basha nuk i bën dot këto hapa, sepse është i kapur.
– ⁠Në Parlament duke qënë se ka me vete një grup që edhe kur ju hoq imuniteti Berishës nuk guxoi të shkelë e të thotë një fjalë, siç flasin Azgan Haklaj, Bejko, Kadilli e ndonjë tjetër publikisht.
– ⁠Përveç kësaj duke u shtyrë në kalandat greke vëndimi i gjykatës për vulën dhe logon e PD-së, Basha nuk është akoma as kryetar i grupit të vogël parlamentar dhe si rrjedhojë vakumi politik e partiak që ka krijuar në betejën për ringritjen e PD-së, i shtohet edhe vakumi politik parlamentar ku deputetet e PD-së zyrtare me në krye Bashën janë inekzistentë. Sa herë e kemi dëgjuar Bashën në Parlament të thotë dy fjalë që nga dita kur rivodhi PD e copëtuar?! Nuk kemi për të gjetur dot as dy fraza!
– ⁠Nëpër degët e rretheve është një situatë skandaloze ku Basha vazhdon të mbahet i kacafytur vetëm mbas disa qëndrestarëve të Kolegjit të Kryetarëve, qe i ka përzgjedhur dhe emëruar vetë, duke i mbajtur me gajret. Por edhe ata nuk i ka të gjithë me vete dhe jam i sigurt që me kalimin e muajve do ti shtohet numri i “rebeleve” sepse ato nuk janë dele, përjashto ndonjë të kapur që e menaxhon si vetën.
– ⁠Nga Grupimet Politike të së Djathtës Europiane po ashtu nuk ka akoma deri më sot asnjë sinjal mbështetës konkret dhe publik.
– ⁠Mediat, Basha e di mirë që 90% e tyre dhe analistëve, jo vetëm janë kundër tij me fakte që flasin vetë, por në një mori rastesh e tallin sheshit sa ja kanë nxjerrë bojen në publik si “gjumash”, si “pëlqyes byrekësh”, që “gatuan vetë” dhe si “ekselent në arithmetikë”.
Atëherë, kush do ta mbështesë mediatikisht këtë dështak serial në këto pak muaj që kanë ngelur, që Basha të bëjë namin dhe të mposhtë Ramën, Metën dhe Saliun?!
– ⁠Për të mos bërë fjalë pastaj për zhdukjen e tij jo vetëm nga parlamenti, por edhe nga debatet e vërteta që duhet të bëjë një lidër në mediat tv! Në asnjë debat nuk e gjen, sepse e zë diarreja nga pyetjet që mund ti adresohen me të drejtë.
Për të gjitha këto dhe shumë të tjera, Basha duhet ti përgjigjet demokratëve që e kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta mbështesin.
Nqs nuk përgjigjet por vazhdon heshtjen duke fjetur, duke pritur nga të tjerët, atij duhet ti dalë maska publikisht nga ata që do të marrin kurajon civile për të ngritur një Alternativë të Re Demokratike, bashkuese e të gjithë spektrit opozitar të pa kapur, duke u përballur në sy të elektoratit si me Bashën, ashtu dhe me Ramën, Saliun e arrestuar dhe Metën me Kryemadhin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu