Basha: Studentët me të ardhura familjare nën 640 mijë lekë do mbulohen 100% me para nga shteti

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë në UT, të cilët ndanë mendimet e tyre për çeshtjet më të rëndësishme të drejtësisë në Shqipëri, si dhe problematikat e arsimit.

Basha u tregoi studentëve planin e PD për arsimin duke garantuar se me Partinë Demokratike në qeverisje nuk do të mbetet asnjë i ri pa u arsimuar.

Kryedemokrati premtoi mbulim 100% të tarifës së studimit për studentë me të ardhura familjare nën 640 mijë lekë.

“Të gjithë të rinjtë që vijnë nga familje më të ardhura me më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë 100% subvencionim të tarifës bachelor dhe master, dhe shpenzimet shtesë ku një pjesë gjithmonë e me e madhe e familjeve shqiptare nuk i përballojnë dot për fëmijët e tyre, siç mund të jetë qiraja e banesës apo e konviktit, shpenzimet e përditshme që ka studenti, shpenzimet e tjera, librat, transporti etj etj, do mbulohet përmes bursave për këto familje që nuk kanë mundësi t’i mbështesin financiarisht fëmijët e tyre”, tha Basha.

Për studentë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë, kryedemokrati premtoi 50% mbulim të tarifës së studimit.

Basha tha po ashtu se për 10 mijë studentë do të sigurohen praktika pune të paguara 300 mijë lekë të vjetra në muaj, çdo vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu