Basha “PENTITO” në SHBA? Berisha: Nuk më rrezikon! Tre herë u nis dhe e kthyen, mund të ketë lobuar për…

0

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha raportohet se ka zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pak ditë më parë, ndërsa Sali Berisha ka komentuar këtë zhvillim.

Berisha tha se Basha është nisur të paktën tre herë drejt SHBA-së, por i është refuzuar hyrja për shkak të problemeve që ka aty, dhe se së fundmi mund të ketë lobuar që t’i lejohet vizita në tokën amerikane.

Gazetari Cim Peka aludoi se Basha mund të ketë shkuar në SHBA në formën e “të penduarit”, por Berisha tha se nuk rrezikohet prej dëshmive të tij, edhe nëse ky do të ishte rasti.

Pjesë nga intervista:

Berisha: Tre nisje e tij për rrugë janë kthyer në mes, këto kanë qenë më dëshmitar. Janë me emra dhe kanë prenotuar limuzinën dhe i kanë thënë s’vjen se po të vijë ka këto, këto probleme. Ka ndodh me Gjekmarkajn në Romë, ka ndodh në Vienë. Mund të ketë lobuar dhe të ketë mbyllur problemetm, nuk e di.

Peka: A ka çfarë të japë Lulzim Basha pentito? Sa e rrezikon Sali Berishën?

Berisha: Zero, nuk ka…zero!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu