Basha deklaron nga Skkodra: Nuk mbahen zgjedhjet e pushtetit vëndor më 30 qershor!

0

Kryertari i PD, Lulzim Basha në një prononcim në Shkodër, ka refuzuar të japë një përgjigje të prerë nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale apo jo.

I pyetur nga gazetarët, kryedemokrati tha se ka kohë deri në atë datë, duke ironizuar e duke lene të kuptohet se zgjedhjet nuk do mbahen në atë datë.

 A do të futeni në zgjedhjet lokale?

Basha: Kur janë zgjedhjet lokale?

Në 30 Qershor

Basha: Kemi kohë deri atëherë, mos dalim nga tema.

Cilat do të jenë hapat e mëtejshëm që do të ndiqni?

Basha: Ne do të gërshetojmë protestat, mosbindjen civile me turin tonë të shpresës, të alternativave që kemi për qytetarët. Ne jemi me njerëzit dhe për njerëzit.

Shqipëria si Kolumbia është pengesë për integrimin.
Krimi i lidhur me pushtetin është pengesë për integrimin.
Vjedhja marramendese e lekëve të shqiptarëve është pengesë për integrimin.
Pandeshkueshmëria është pengesë për integrimin.
Vjedhja e votave me krimin e organizuar eshte pengesë per integrimin!

Beteja jonë është për një Shqipëri si gjithë Europa. Dhe në Europë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ikën qeveria, nuk ndëshkohet populli.

Derisa të fillojë ndëshkimi për hajdutët e votave dhe të parave te shqiptarëve, nuk mund të ketë normalitet, nuk mund të ketë integrim, dhe nuk mund të ketë të ardhme europiane për shqiptarët!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu