Djali shpirtëror i Babës 80-vjeçarë, akoma komandohet nga ballkoni ku është i mbyllur.
Për këtë kanë për t’iu shtuar “rebeluesit” Bashës, demokratë që iu dhimbset sado pak PD-ja dhe që nuk do pranojnë më të përdorën nga ky birbo i pafytyrë që vazhdon për dy dekada rrjesht të njëjtën këngë dhe që merak të vetëm, ka pasurimin dhe postet e dhuruara.
Natyrshëm vijnë pyetjet:
A do të përfitojë më poste Basha si më parë dhe nga kush?!
Se Berisha, sado që nuk i kanë prekur vijat e kuqe njëri-tjetrit, nuk ka më gjë në dorë për ta rikatapultuar Bashën e për ta faktorizuar edhe nqs kanë akoma lidhje të nëndheshme!
Nga kush pretendon të marrë pushtet Basha?! Nga amerikanët? Nga Britanikët? Nga goditjet e SPAK-ut! Nga kush?!
Po nga elektorati, nga demokratët, nga populli çfarë pret dhe si e gënjen mëndja?!
Basha ka treguar me veprime e fakte se është “agjenti” më i sofistikuar i Berishës tek PD-ja zyrtare. Të tjerët u vetëdemaskuan dhe u bashkuan haptazi më non grat-ën si Bardhi me grupin e ti, dhe shumë deputetë që vetë Basha i kishte përzgjedhur në vitin 2021.
Tani, Basha është pa deputetë, pa elektorat, pa mbështetje popullore, pa ide, pa mbështetje ndërkombëtare për shkak edhe të mos ekzistencës si PD zyrtare.
Basha, tashmë me kot pret diçka nga Berisha. Edhe po ti dorëzohet vula, edhe nqs nuk e shikon pengesë qënjen non grat-a të Berishës.
Basha nuk ka asnjë të ardhme. I ka ikur edhe treni i fundit. Vetëm vazhdon të genjejë e të mbaj më gajret disa qëndrestarë që shumë shpejt do ta kuptojnë lojën e tij dhe do e braktisin.
Zhgënjimi vërtetë do jetë i madh për qëndrestarët, per miqt e mi. Por dhe dëmi për PD-në zyrtare po aq I madh do jetë.
Basha pati kohën e mjaftueshme në dispozicion dhe vetë e vertetoi se nuk bëhet dot lidër. Sepse asnjëherë nuk ka fituar, vetëm ka përfituar nga Berisha.
Tashmë Basha ka pengesa e mëkate.
Pengesa nga ndërkombëtarët, mëkate ndaj demokracisë.
Mëkate më i madh i tij, mbetët mbrojtja e sofistikuar e Berishës aq sa mund dhe po përgatitet ti dhurojë edhe atë copë të PD-së foltorës. Pra të kryej shërbimin e fundit dhe ta mbyllë i turpëruar lojën në politikë.
Sa më parë të ikë e t’ia lëshojë vendin një tjetri aq më mirë do jetë per qëndrestarët. Ndryshe, PD-ja mbetët në rënje të lirë dhe përplasja në shesh de e demtojë në mënyrë të pa riparueshme…