Bardhi — Nikollës/ Është parlamenti, jo vila jote me lekët e korrupsionit

0

Pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve ka pasur një përplasje në korridor mes kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe deputetit Gazment Bardhi.Ky i fundit më herët kërkoi të ishte pjesë e mbledhjes, por nuk u pranua, pasi është një nga deputetët që u përjashtua nga seancat për 10 ditë nga Komisioni i Etikës.

Gjithsesi Gazment Bardhi ka arritur të kapë Lindita Nikollën në korridoret e kryesisë së kuvendit dhe i ka thënë se duhet t’i vijë turp, pasi parlamenti nuk është vilë e saj.

“Pse s’u mbyllët atje një orë më para? Kryetare ky është parlamenti? Si mund ta bllokosh? Parlament privat është ky? Është parlamenti i popullit, nuk është vila jote me lekët e korrupsionit, të të vijë turp të vijë”,-tha Gazment Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu