Bardhi ja vila në shitje 760 000 euro e hajdutit, deputeti Spaho, je legen, të jesh i pasur s’është krim (DEBATI)

0

Mësohen detaje të reja nga sherri mes deputetit demokrat Gazmend Bardhi dhe kolegut të tij Edmond Spaho.

Shkak janë bërë deklaratat e Bardhit në një emision televiziv ku tha se deputeti demokrat ka nxjerrë në shitje vilën 760 mijë euro te Gjiri i Lalëzit. Mesa duket Spaho ka vendosur të përballet me të sot në sallën e parlamentit me Bardhin, ku u desh ndërhyrja e deputetëve socialistë për “të shuar gjakrat”.

Por Bardhi s’e ka lënë me kaq, ai ka publikuar pak më parë në rrjetet sociale vilën e në shitje në Gjirin e Lalëzit, duke ironizuar se tashmë i ka rënë çmimi nga 760 në 670 mijë euro.

“E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur”, shkruan Bardhi.

Por përgjigja e Spahos ka qenë e menjëhershme. Ai ofendon Bardhin teksa thotë se nuk ka pasuri të fshehura. “Të jesh i pasur nuk është krim”, shkruan Spaho.

Postimi i Spahos:

Gazmend Bardhi eshte mashtrues,  genjeshtar, i pafytyre, intrigant, burre legen dhe pa te poshteme.

Vetem sharlatane si Gazi mund te thone shpifje te tilla per qellime politike. Te jesh i pasur nuk eshte krim. Krim eshte te vjedhesh per te bere pasuri.  Edmond Spaho gjithe jeten e tij, nga dita e pare qe ka dale ne pune dhe deri me sot, ka jetuar me shpatullat e tij dhe pagen e punes qe ka bere. Asnjehere nuk kam pasur ndonje biznes ne emrin tim apo te te afermeve. Askush nga rrethi im familjar nuk merret me biznes dhe nuk ka pasuri te tilla.

Ajo cka une dhe familja ime disponojme eshte ne drite te diellit, deklaruar ne ILDKP qe nga viti 1993 kur kam deklaruar per here te pare e deri me sot. Kush te doje mund te shkoje ti shohe dhe nxjerre vete konkluzione.

Gazi ben mire te kujdeset per pronat e tij. Ne se merret me te tjeret, te merret me pronat e atij qe jo vetem i lepihet por dhe e perdor si Mon Kukalesh ne fushata. Shiko hallet qe te kane zene more derezi, mos hap fronte te tjera se mjaft e ke ngjarjen ne Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu