Bardhi-Berishës: Sa më shpejt ta kuptosh vendimin e DASH, aq më mirë për ty

0

Përplasjet në distancë mes Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, nuk kanë të sosur. Këtë herë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së i kujton vendimin e Departamentit të Shtetit Amerikan që e ka shpallur ”non-grata”. Sipas Bardhit, sa më parë Berisha ta kuptojë vendimin, sa më mirë do jetë për të.

”Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu