Baçi: Gardistë me armë në Kuvend, nuk na ndalin dot

0

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi akuzoi mazhorancën socialiste të Kryeministrit Edi Rama për tensionet e krijuara në Kuvend, ndërsa konfirmoi akuzat e mëparshme të kolegëve të tij deputetë, se në sallën e Parlamentit një nga gardistët ishte i armatosur.

Megjithëse tha se me nuk ka parë asgjë me sytë e tij, Baçi u shpreh se kjo i ishte konfirmuar nga deputetët që janë shtyrë nga oficerë të Gardës.

“Vetë nuk pashë gjë, që të jem i sinqertë, por në momentin që po shtyheshin me Salianjin, kolegët thanë që një nga punonjësit kishte armë nën xhaketë.

Ka pasur armë dhe kjo është konfirmuar nga deputetë që i ka shtyrë oficeri i gardës dhe kanë ndjerë me dorë armën që ka pasur nën xhaketë.

Aksioni politik do jetë i vazhdueshëm, i qëndrueshëm me të gjitha mjetet e të bërit opozitë brenda të gjitha rregullave.

Ne vemi në parlament me të paktën 3 kërkesa legjitime që nuk janë në dorë të mazhorancës, por na i jep rregullorja dhe ligj, anormalitetin e bën mazhoranca, ne shkojmë për një seancë normale. Kemi gjetur në Parlament të gjitha dyert e bllokuara përveç njërës, të gjithë punonjësit e gardës rrinë të rreshtuar aty, 20-30″, tha Baçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu