Emocionohen teksa vizitojnë fëmijet me autizëm
Dje është shënuar “Dita Botërore e Ndërgjegjësimit rreth Autizmi”. Shumë fytyra të njohura janë dalë në mbështetje të personave me autizëm. Aktorët e njohur turq Alp Navriuz dhe Alina Boz kanë vizituar një qendër ku trajtohen fëmijet me autizëm, duke ndarë me ta momente të këndshme.
Aktorët luajnë rolin e Xhenkut dhe Azrës në serialin “Mos ma lësho dorën”, i cili po transmetohet edhe në RTV21 dhe flet edhe për një djalë të vogël i cili është i prekur nga autizmi.
E cilët artistë do të ishin më të përshtatshëm për të thirrur ndërgjegjësimin për autizëm se sa këta dy, të cilët në rolet e tyre përkujdesën për një fëmijë autik, Mertin (vëllai i Azrës). “Shpresoj të jemi të vetëdijshëm çdo ditë”, është porosia e Alina Boz.