Azgan Haklaj: Sali Berisha dhe Ilir Meta të interesuar për vrasjen e Lulzim Bashës, donin të merrnin PD-në (VIDEO)

0

Azgan Haklaj, ish-deputeti i Partisë Demokratike thotë se Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin të interesuar për vrasjen e Lulzim Bashës për ta marrë PD me dhunë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Haklaj u shpreh se edhe protesta e 8 janarit ishte një tentativë për të vrarë Bashën.

“Çfarë ndodhi në 8 janar, ishte një tentativë tjetër për të vrarë Bashën. Berisha tha se po shkojmë të shpëtojmë selinë nga vëllazëria myslimane e Tetovës, ndërkohë që aty nuk kishe asnjë tetovar apo asnjë nga Mali i Zi.

Ishin të gjithë demokratë të PD. Berisha hodhi akuza për t’i dhënë karaktere fetar brenda PD. Më 8 janar kishim grusht shteti. Basha mbylli dyert për të shmangur dhunën”, tha Haklaj.

Sipas tij, Berisha s’ka asnjë program ekonomik thjesht demagogji për njerëzit që e ndjekin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu