Avokati Sokol Hazizaj ironizon SPAK-un: Më mirë të regjistrohen në gjykatë si parti politike

0

Avokati Sokol Hazizaj nuk i kursyer ironinë për SPAK-un gjatë një interviste televizive.

Ai u shpreh se nga mënyra se si po vepron dhe se si i artikulon provat, SPAK-ut i mungon vetëm regjistrimi si parti politike në Gjykatën e Tiranës.

“Jam i detyruar të flasë në dy pamje. Nëse do flisja në cilësinë e një qytetari që nuk kisha edukim profesional, ajo çka unë kam ndjerë këto vitet e fundit, edhe për shkak të politikëbërjes që ka shumë qejf burgun, do të thosha ore kjo është struktura që mund të vendosë në shina gjithë jetën shqiptare, që do të thosha pse SPAK-u të mos krijohet si parti politike! Mënyra si vepron, vendi nga i marrin indiciet, mënyra si artikulojnë provat, e kam sinqerisht më duket që vetëm regjistrimi në Gjykatën e Tiranës si parti politike i mungon. E dyta ajo që unë besoj është që ka një farë shkarje nga detyra ligjore për të cilën u krijua, misioni për të cilën u krijua, duke rendur pas sasisë, si në kohën e kooperativa bujqësore, ku dilte çdo kryetar kooperative dhe thoshte pse duhet të marrë unë kaq kuintal për hektarë grurë, të marr më tepër! Më duket se po e ridimensionon vetën që pas pak kohësh të mos e besojë njeri, për shkak të ndonjë reforme politike”, tha Hazizaj në intervistën për emisionin “Bilardo”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu