Avokati i ”milionerëve”, fondacion për studentët shqiptarë në Amerikë

0

Një fondacion në ndihmë të studentëve shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin ëndërrën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është inisiativa e rëndësishme e avokatit Ylber Dauti, një nga shqiptarët më të rëndësishëm aktualisht në sallat e gjykatave amerikane në përgjithësi dhe ato njujorkeze në veçanti. Fondacioni ka marrë emrin “Brahim Cen Dauti” dhe është rregjistruar tashmë edhe pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke marrë kësisoj statusin e Personit Juridik. Fondacioni është organizatë jofitimprurëse, pa anëtarësi, selia e të cilit është në “Broadway”, Nju Jork Siti.

Qëllimi i Fondacionit është mbeshtetja e edukimit dhe arsimimit të të rinjëve të cilët nuk kanë mundësi të pamfjatueshme financiare për t’u shkolluar. Buxheti i tij, i cili përbëhet kryesisht nga donacione të ndryshme dhe kontribute vullnetare, përdoret në përqindjen më të madhe në dhënien e ndihmës për studentë të talentuar, të cilët përtej dëshirës për një arsimim sa më cilësor, u mungon pjesa financiare.

Pikërisht në këtë pikë, do jetë puna e këtij fondacioni, i cili ka si synim gjithashtu konsolidimin e vlerave të demokracisë, të drejtave e lirive themelore të njeriut, drejtësisë dhe solidaritetit shoqëror dhe shtetit ligjor nëpërmjet mbrojtjes së vlerave universale. Ideja e fondacionit është krijimi edhe i një forumi për diskutime dhe opinione mbi problemet e arsimit dhe angazhimit të të rinjëve në jetën politike, edukative dhe shoqërore.

Themelues i Fondacionit “Brahim Cen Dauti” është avokati i mirënjohur, Ylber Albert Dauti. I lindur në Golaj, Has, Dauti emigroi në SHBA dhe pas përfundimeve të studimeve, është bërë një nga njerëzit me më shumë influencë jo vetëm në diasporë por edhe më tej. Ky i fundit është edhe Drejtori i Parë Ekzekutiv i këtij Fondacioni, në të cilin si anëtarë të Bordit Drejtues janë edhe z.Esat Bardhoshi, si dhe z.Hasan Metuku, edhe ky i fundit një emër i njohur tashmë në avokatinë e diasporës përtej oqeanit.

Duhet thënë se në më pak se 2 dekada eksperiencë, Ylber Dauti është ngjitur në elitën e juristëve amerikanë, duke u bërë i pari avokat shqiptar në Amerikë, anëtar i përjetshëm i “Multi-milion dollar advocates forum”. Pak kohë më parë ai ka qenë përzgjedhur edhe në “Top-100 trial lawyers in America”, kjo nisur nga fakti se zyra e tij ligjore ka zgjidhur me sukses çështje multi-milionere.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu