Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi në lidhje me atentatin në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani (Sheqeri).
Teksa iu referua qytetarit dixhital, Berisha tregoi lidhjet që Muçi Shaljani Sheqeri ka me zyrtarë të lartë të shtetit. Ai tha se Muçi Shaljani Sheqeri ka bërë fushatë për ish ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili më pas e bëri edhe punonjës të AMP.
“Vëllai i Sheqerit është më i pasur se Shullazi, janë marrë me drogë, blejnë vota dhe kërkojnë favore. Ky që u plagos ka bërë fushatën e Ervin Hoxhës dhe më pas në shtator u fut në AMP po nga Ervini në shkelje të çdo parametri dhe procedure ligjore. Kjo u bë vetëm që ai me uniformen e policisë tu shpëtojë kontrolleve policore. Gilmando Dani, krahu i djathtë i Ervin Hoxhës ka qenë në fushatë si badigart dhe financues për ministrin Gonxhe. Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Ergest Sheqeri, drejtori i IKMT, ky që prish lokalet”, tha Berisha.








