Atentati ndaj Edi Ramës, do “minonte” rrugën e Yuri Kim

0
Atentati ndaj Edi Ramës, do “minonte” rrugën e Yuri KimRolet e divergjencave false mes Berishës, Ramës dhe Metës, jo vetëm janë uzurpuar, por treshes mëkatare u kanë rënë “bateritë” e mashtrimit…

Shkruan Sokol Pepushaj

Një atentat për të eliminuar fizikisht Edi Ramën, as do të ulte malet, as do të ngrinte fushat. Thjeshtë, do hidhte ca “gurë” në rrugën që ka çelur ambasadorja Yuri Kim për një transparencë, “kimikisht” të pastër e gjenetikisht të trashëguar, që kur njeriu vuri ca rregulla, për ta rikthyer herët a vonë, gjënë e vjedhur tek i zoti…

Pra, do kishim një “minim” të rrugës ku ecin hajdutët. Do “çeleshin” dy shtigje të reja, ku edhe ambasadori pasardhës i Yuri Kimi, do të duhej të takonte monstra si Monika Kryemadhin, Damian Gjiknurin apo hajdutin e dy palë zgjedhjeve Ilirjan Celibashin, për gjetjen e ‘fijes së Arjanës’ që e ka fshehur skutave të korrupsionit Babloku.

Ç’presin të ndodhë këta hajdutët tanë?

Për gjithë hajdutët do të ishte mirë, që pasardhës i Edi Ramës të bëhej paraardhësi i tij, Sali Berisha.

Nëse Jezu Krishti u ngjall një herë, Sali Berisha dy herë…

Saliun nuk e kryqëzoi para 2000 vjetësh guvernatori i krahinës romake të Judesë Ponc Pilati, as një prefekt i Edi Ramës, se po të qe ashtu, të paktën do e kishim bust.

Saliu nuk përçonte fjalën e Perendisë, por u bë Djall.

Pas betejave të përgjakshme, ku grabiti paratë me firmat piramidale e pushkatoi mbi 4000 shqiptarë, u bë armik i popullit të vet.

Njëherë u “vra” para një shekulli, më 1997, herën e dytë para një dekade, më 2013.

Aq të liga janë mëkatet, sa Departamenti Amerikan i Shtetit, për të ruajtur njerëzinë nga ky Djall, u desh t’ia shënojë emrin në Repartet e Sigurisë, ta pajisë me dokumentin ‘non-grata’ që të jetë i identifikueshëm kudo.

Prandaj ky emër është tmerr…

Gjithsesi, edhe në  mos qoftë afër të mundurës që Sali Berisha të ringjallet për herë të tretë, hajdutët “gjuajnë” e paguajnë me taksat tona, këshilltarë nga Tony Blear e deri tek rusët e Putinit, ku plan rezervë kanë rikonfigurimin e një Miti jo të vdekur, por të rrëzuar si hajdut.

Kjo e dyta ka më shumë dukje.

Zbarkimi i agjentëve të DEA-s amerikane për arrestimet VIP, ka trazuar ujërat e çdo “Peshku”. Rrezikohen të gjithë…

Nevoja, gjoja për ta mbrojtur Bablokun nga rreziqet “dashakeqëse”, si dikur Enver Hoxhën, do të ringjallte diskutimin për pse-në e funksionimit të një politike të njësuar, të drejtuar nga një forum i përbashkët, tip ‘çorbë turke’, Qeveri Teknike, thuaj. Do i ngjante debatit që futi në tregun mediatik kryepolici Muhamet Rrumbullaku, për heqjen e mjekrave e mustaqeve të policëve, por që nuk rruante dot ministrin Bledi ose Blendi Çuçi apo kryeministrin Edi ose Edvin Rama. Se kështu i bëjnë punët këta, se të tërë kanë hije të forta dyshimi brenda vetvetes.

Ja, ngritja e Edi Ramës Mit, largon burgun për Saliun e Ilirin.

Se po, Sali Berisha ose është informuar, ose e ka nuhatur se do të arrestohet shumë shpejt. Prandaj i ka shkurtuar ca “brirët”, ka fikur “helikat” e “nëndetëseve” antiamerikane dhe ka karikuar tërbimin e ish Presidentit të Republikës, për misione shërbestare ndaj Klaneve Mafioze.

Sot mafias dhe hajdutëve u intereson konflikti social, çarjet diplomatike, rrëzimi i qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme.

Të tërë po synojnë një byro politike, si qëmoti, për të marrë vendim se kur do të plasin manifestimet e egra antiamerikane, kur do të vijë rasti për t’iu turrur institucioneve, por së pari, një tip Qeverie Teknike, për t’u identifikuar secili me “babanë e tij shpirtëror”.

Prandaj ngjan kohë e “mirë” për një “atentat”.

Pas përplasjeve me Iranin, Bablokut do t’i shërbente një imitim formal i mënyrës se si po rrjedhin ngjarjet në Rusi, Ukrainë, Ballkanin e Hapur për pasanikët dhe kriminelët e të mbyllur për ngritjen e standarteve ekonomike, lirisë dhe të drejtave njerëzore, deri në tjetërsimin e vullnetit të sovranit, që sa herë voton, vidhet.

Pas sulmit kundrejt limozinës së Vladimir Putin dhe aksidentit të Presidentit Ukrainas Volodymyr Zelenski, Bablokut tonë do i bënte punë një inskenim për eleminim fizik.

Një atentat e bën lajm e mesazh Bablokun.

Hajdutët do e paraqitnin të fortë, Vladimir Putin, kurse mediat, viktimë, Volodymyr Zelensk.

Në këtë rast, amerikanët do duhej të “studiojnë” edhe njëherë çuditë shqiptare, se si intriga dhe gënjeshtra në “maternitetin” e “Djallit”, lindnin të vërteta.

Nëse rrezikohet qeverisja e Edi Ramës, pasaardhësit e tij do të ishin paraardhësit e tij. Pra do largohej Babloku me hajdutë e kriminelë dhe do vinin Sali Berisha e Ilir Meta me kriminelë e hajdutë.

Punë Dreqi këto…

Po, nëse ende nuk dihet cila femër e futi Djallin e lashtësisë në shishe, dihet ajo që po mban “Djajtë” e fshatit tonë në rrjetë.

Kjo histori e re, s’qenka edhe aq e re.

Rolet e divergjencave false mes Berishës, Ramës dhe Metës, jo vetëm janë uzurpuar, por treshes mëkatare u kanë rënë “bateritë” e mashtrimit. Nuk karikojnë më, nuk u zë besë asnjë shqiptar apo ndërkombëtar i ndershëm. Ata që u shkojnë pas tre klounëve qesharakë, janë hajdutët e kriminelët e mëdhenj, pasi ata të vegjëlit janë bërë strucë, janë strukur qosheve me kokë në Foltore, Rilindje apo andej nga viset e Lirisë që reklamon krye hajduti Ilir Meta.

Të tërë kanë të njëjtin hall, të mbyllin rrugët e drejtësisë, të njëjtin “armik”, ligjin dhe Amerikën, të njëjtin qëllim, të inskenojnë gjithfarë skenash, deri ringjallje anti perëndimore.

Pra, hajdutët i kanë të ndërlikuara veprimet. Për shëmbëlltyrë kanë Djallin, edhe pse në shishe. Pra, këta ecin përmes rrënojave të veta, “pluhurit” 32 vjeçar, kalojnë mbi viktimat e projektojnë, pse jo, absurdin e kësaj vjeshte. Secili hajdut bëhet theror për hajdutin tjetër.

Brenda interesave të hajdutëve dhe aspak jashtë influencave ruse, edhe me një atentat Edi Ramës, do “minohej” rruga e Yuri Kim./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu