Asnjë cent i vjedhur nuk fshihet: SHBA heton 2410 familjarë të politikanëve e pushtetarëve (dhe ish-ave) që jetojnë jashtë Shqipërisë

0

Po skedohen 820 politikanë, kryebashkiakë, prokurorë, gjyqtarë, kryepolicë e biznesmenë të 20 viteve të fundit/ Lista emërore, është detajuar me shtete, qytete, kohë qëndrimi e adresa konkrete, ku ata janë rezidentë; pista hetimi do të jenë kostot e studimeve, shpenzimet që bëjnë, mjediset që frekuentojnë, lidhjet qira-pronësi të banesave ku jetojnë dhe vend-punësimet e aktivitetet që ushtrojnë.

Ashtu si në këto 28 vite, ndoshta sipas “llogarive” që kanë bërë me njeri-tjetrin; eksponentët e politikës e shtetit shqiptar të çdo niveli; kanë menduar se kanë “rënë në qetësi e siguri”, për mos-prekje as nga drejtësia e re, për krimet e kryera dhe pasuritë e paligjshme.

Mirëpo, një lajm i ditëve të para të vitit 2020, me burim nga agjencitë speciale të SHBA; ka krijuar panik tek krerët e lartë zyrtarë e politikë, në qendër dhe zona; të cilët kanë patur poste të larta shtetërore në 20 vitet e fundit.

Ky lajm, nuk ka të bëjë me largimet e tyre, nga politika dhe detyrat zyrtare; por me një “metër”, që parshikohet në të 3 ligjet: Për luftën kundër pasurive të paligjshme; për dekriminalizimin dhe për “Veting”-un në drejtësi e polici; por që nuk zbatohen qëllimisht, nga 5 institucionet e kontrollit.

Redaksia “Pamfleti”, ka siguruar një informacion, të konfirmuar dhe nga burime të Policisë së Shtetit, se veprimtarisë së BKH-Shqiptare; shërbimi DEA-SHBA, po i paraprinë me një hetim të detajuar, në lidhje me pasuritë që kanë burim krimin e korrupsionin.

Hetimi që ka nisur DEA, ka futur në “rreth të kuq”, bashkëshortët dhe fëmijët me banim jashtë Shqipërisë; të zyrtarëve që kanë patur e kanë poste shtetrore në 20 vitet e fundit.

Shërbimi DEA, në bashkëveprim me agjencitë e tjera speciale jashtë Shqipërisë; po mbledhin “info” për zyrtarë, ish-zyrtarë e oligarkë “me njolla” korrupsioni në tendera, PPP e privatizime; të cilët kanë “evaduar” familjarë jashtë Shqipërisë.

Sipas informacionit, deri tani janë skeduar 820 zyrtarë të 20 viteve të fundit në politikë, qeveri qendrore e vendore e drejtësi; të cilët kanë çuar 2410 familjarë të cilët kanë transferuar familjarët e tyre, me studime, punë e aktivitete shoqërore jashtë Shqipërisë.

Nuk është përndjekje, por zbatim ligji i pa zbatuar nga ILDKP, SHISH, DSIK, Taskë Forca Kombëtare Anti-Korrupsion, Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave dhe dy komisionet e “Veting” (KPK e KPA); të cilët, të lidhur në vartësi, familjaritet, shoqëri, krushqi e interesa, kanë paraqitur raporte e informacione false.

Ky hetim, po bëhet për të verifikuar, burimet, nivelin dhe kohën e jetesës që bëjnë jashtë Shqipërisë; familjarë të shtetarëve e ish-shtetarëve dhe “VIP”-ve të biznesit; të lidhur në kontrata financiare e pasurore, me taksat dhe asetet shtetrore.

Hetimi nuk është “përndjekje”, por krahasim i kostos së jetesës, studimit e strehimit, që familjarët kanë jashtë Shqipërisë; në raport me pagat që kanë, kursimet e shpenzimet që bëjnë prindërit; ose bashkëshortët e tyre në Shqipëri.

Siç dihet, shumë zyrtarë aktualë e ish-zyrtarë, kanë çuar fëmijët me studime, ose familjet në SHBA, vendet e BE etj; ndërsa vetë, vazhdojnë qëndrojnë në Shqipëri, ku ushtrojnë poste të larta publike, ose shfrytëzojnë pasuritë e bizneset, që kanë vënë me korrupsion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu